Pogradec – Sekuestrohen 28 kg kanabis në një banesë të braktisur

59

Policia e Pogradecit ka sekuestruar 28 kg lëndë narkotike të llojit kanabis gjatë një kontrolli në një banesë në fshatin Vërdovë.

“Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë  Korçë, më datë 28.12.2016,  në fshatin Vërdovë-Pogradec, në bazë të një informacioni , kanë ushtruar kontroll në një banesë të amortizuar (të pabanueshme) ku kanë gjetur e sekuestruar një sasi prej rreth 28 KG, lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva” informon policia.

Lënda narkotike është sekuestruar me cilësinë e provës materiale, ndërsa policia vijon punën për identifikimin e kapjen e poseduesve të drogës.