Po kalonin rrugën, makina përplas tre nxënës në Lushnje

416
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Lushnje, ku një mjet ka përplasur tre këmbësore.

Dyshohet se të lënduarat janë nxënëse në shkollë, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tyre.

Nga policia nuk ka ende një njoftim për ngjarjen, ndërsa burime bëjnë me dije se të lënduarat janë dërguar për mjekim drejt spitalit.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.