Pinë alkool dhe vranë me thikë 29-vjeçarin, Gjykata lë në burg dy autorët dhe vëllain e viktimës

99

Viktima, Dukagjin Plaku

Gjykata e Dibrës jep masat e sigurisë për tre rinjtë e përfshirë në konfliktin e dy ditëve më parë në dibër, ku mbeti viktimë 29-vjeçari Dukagjin Plaku.

Mësohet se gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për vëllain e viktimës Qazim Plakun, dhe dy vëllezërit autorë Myrteza dhe Jurgen Hysa.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së martës, në fshatin Sllatinë.

Të rinjtë ishin duke konsumuar alkool në një lokal në tavolina të ndryshme në momentin kur u konfliktuan për motive të dobëta.

Qazim Plaku dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin Myrteza Hysën, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, plagosi për vdekje 29-vjeçarin.

Plaku u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht humbi jetën për shkak të plagëve të marra.

Vëllai i viktimës, Qazim Plaku

vikti.png