Peshkimi dhe lumenjtë tanë

2923
Peshkimi në lumenj është një veprimtari e njohur dhe e hershme e cila filloi të organizohej ne grupe e skuadra të veçanta që në vitet 1946-1950. Krijimi i kooperativave të para të peshkimit, të cilat më vonë u shndërruan në ndërmarrje, i dhanë një shtysë të re veprimtarisë së peshkimit, sidomos në lumenjtë kryesorë si Buna, Drini, Mati, Drini i Lezhës, Shkumbini, Erzeni, Semani, Vjosa, Drinosi etj. Me forcimin e ndërmarrjeve të krijuara dhe shtimin e përhapjen e përvojës së fituar u bë e mundur të rritet sasia e peshkuar në lumenj dhe grykëderdhjet e tyre. Në zona të veçanta larg ndërmarrjeve të fuqishme si ato të Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Vlorës, Sarandës etj.. peshkimi në lumenj ju besua kooperativave bujqësore si grupe peshkimi të cilat furnizoheshin me mjete e u jepej ndihmë teknike nga ndërmarrjet e përmendura më lart. Llojet kryesore qe peshkoheshin deri ne vitet 90 ishin kryesisht skobuzi, mrena, mlyshi (kleni), trofta. Krahas këtyre llojeve peshkoheshin në sasi më pak të rëndësishme edhe cironka, skorti me vizë, mrena e egër, mustakori, skorti i zi e i bardhë, e troftat e malit. Kjo e fundit në disa lumenj malorë zë peshën kryesore. 
Lloje të tjera si kubla , qefulli i verës dhe qefulli i vjeshtës , të vegjlit e ngjalës që ziheshin jo vetëm ne lumenj por edhe në grykëderdhjet e tyre. Sasia prej rreth 1100 kg që peshkohej çdo vit kishte sigurisht rëndësi ekonomike për zona të veçanta, sidomos ato malore, si dhe luante rol të rëndësishëm edhe për punësimin e njerëzve në këto zona. Krahas kësaj , rëndësi më të madhe kishte ruajtja e rezervave të peshkut,zbatimi i ligjit të peshkimit, mbrojtja e vendeve të riprodhimit dhe strehimit të të vegjëlve të tyre. Grupet e peshkatarëve, që në të shumtën e rasteve e kishin peshkimin veprimtarinë e tyre kryesore ekonomike, ishin shndërruar në mbrojtësit e parë të ligjshmërisë.Veprimtaria e tyre zhvillohej mbi baza e kritere të njohura teknike që garantonin një zhvillim deri diku të qëndrueshëm të rezervave peshkore e për rrjedhojë, edhe të peshkimit në zonat që mbulonin. 
Ata kujdeseshin veçanërisht që gjuetia të zhvillohej pas riprodhimit të peshqve dhe ruanin me rigorozitet vende të caktuara që njiheshin, në të cilat grumbulloheshin për strehim të vegjlit e peshqve për një periudhë të caktuar kohore. Trajtimi serioz i lumenjve me rëndësi të veçantë lidhur me faktin se disa prej tyre (Drini,Buna) shërbejnë për furnizimin e liqeneve kryesore të vendit tonë si liqeni Shkodrës dhe Ohrit me peshk (riprodhues ose të vegjël të peshkut -ngjala) dhe kuptohet edhe me ujë e lëndë ushqimore që ato sjellin . Shumë serioze është gjendja e furnizimit të liqenit të Ohrit me të vegjël të ngjalës. Para ndërtimit të digës (ura e Spatharit) kishte furnizim normal. Pas ndërtimit të saj të vegjlit zvarriteshin në skarpatet e kësaj prite dhe kuintalë të tërë bëheshin pre e fshatarëve që i peshkonin me qëllim përdorimin e tyre si ushqim për derrat e shpendët.
Sigal