Personalitete europiane në konferencën e tretë të KLSH

553
Konferenca e tretë shkencore e mbajtur në dt. 29-30 tetor 2014 ishte një përpjekje e suksesshme për të analizuar problemet aktuale dhe perspektive të auditimit si një nga faktorët themelorë të mirëqeverisjes së vendit. Kjo konferencë tregoi edhe njëherë se KLSH ka organizuar dhe punuar për të krijuar një bashkëveprim të frytshëm me të gjitha institucionet simotra të saj(institucionet supreme të auditimit në Europë), si dhe ka ngritur në një shkallë më të lartë bashkëpunimin me grupet e interesit në vendin tonë. Në konferencë morën pjesë mjaft personalitete europiane të auditimit më të lartë publik. Kumtesat dhe diskutimet e tyre ishin një kontribut i rëndësishëm për detajimin e detyrave të KLSH-së, për rritjen e performancës së auditimit në Shqipëri. 
Pjesëmarrje e gjerë akademikësh
Gjithashtu, ia vlen të theksohet pjesëmarrja e gjerë e personaliteteve të grupeve të interesit, si akademikët, profesorati shqiptar, përfaqësues të organizatave profesionale, të cilët sollën eksperiencën e tyre, por gjithashtu hapën horizonte të reja për kërkime të mëtejshme në fushën e auditimit, të cilat u sintetizuan në fjalën përmbyllëse të Kryetarit të KLSH, Bujar Leskaj. Konferenca forcoi edhe njëherë mendimin se performanca e qeverisjes asnjëherë nuk mund të ekzistojë pa performancën e auditimit. Institucionet supreme te auditimit kanë pranuar se qeverisja kombëtare efektive është faktori kryesor për ruajtjen e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm dhe të progresit social, si dhe për përmirësimin e vazhdueshëm te jetës së qytetarëve. 
Auditmi kombëtar në shtetin e së drejtës 
Auditmi kombëtar është një forcë e rëndësishme në demokraci dhe në shtetin e së drejtës, për mbrojtjen e interesit publik, duke raportuar mbi përdorimin e burimeve publike dhe promovuar zbatimin e ligjit dhe të rregullave. Dobia e konferencës në planin teorik dhe praktik u pa edhe në faktin se nga shumica e kumtesave të paraqitura, përmirësimi i cilësisë së menaxhimit të financave publike, si një mjet për të optimizuar arritjen e objektivave kombëtare të zhvillimit, u prezantua si një nga sfidat kryesore. Në këtë botim janë përmbledhur 27 kumtesat e referuara në konferencë. 
Tiranë, 2015.
Sigal