Sigal

Një i moshuar shqiptar ndodhet në gjendje shumë të rëndë në spital.

Ai është goditur me shpejtësi nga një makinë mbrëmë rreth orës 18:00 në Fossombrone të Italisë, shumë pranë repartit të karabinierëve.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, 73-vjeçari duket se i ka dalë befasisht nga trotuari përpara makinës së drejtuar nga një grua, ndoshta është penguar.

Drejtuesja e mjetit ishte ajo që thirri menjëherë karabinierët dhe urgjencën.