Përmbytjet, vazhdon situata e rënduar në Vlorë dhe Fier

545
Qysh në orët e para të mëngjesit, pronarë biznesesh dhe familjarë janë duke punuar për të larguar mbeturinat, dherat, llumrat që lanë pas ujërat e Gjanicës. Ndërkohë dhjetëra automjete të bashkisë janë vënë në punë për të hapur rrugët, por edhe për zhbllokimin e pusetave të bllokuara. Vetë banorët, edhe pse u janë kthyer shtëpive, shprehen se kanë mbetur vetëm me muret e shtëpisë, çka u ka sjellë mungesën e mundësisë për t’iu rikthyer jetës normale. Besnik Kanani shprehet se i është bërë një dëm kolosal nga përmbytjet, dëm që kap shifrën e 50 mijë eurove, ndërsa shprehet se nuk beson te dëmshpërblimet për shkak se çdo vit janë përmbytur dhe shteti veç i ka gënjyer.
Në Vlorë u shënua dhe viktima e parë e këtyre përmbytjeve, kur ujërat e një përroi morën me vete trupin e Luan Qarrit, në afërsi të Radhimës. Problematike mbetet jo vetëm tërheqja e ujit nga banesat e bizneset, por edhe furnizimi me energji elektrike. Gjatë pasdites në Vlorë ishte dhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili premtoi akordimin e 6 milionë eurove për emergjencat civile, ndër këto 4 milionë do të investohen në Qarkun e Vlorës.
Sigal