Pengmarrja në Kamzë, policia arreston 3 anëtarë të familjes Hajri në Shijak, 7 të tjerë në kërkim

488
Sigal

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona si të dyshuar për pengmarrjen e Jak Prengës pak ditë më parë në zonën e Kamzës. Policia njofton se në pengmarrjen e Prengës kanë marrë pjesë rreth 10 persona, tre prej të cilëve janë arrestuar dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në prangat e policisë kanë rënë: Bajram, Olsi dhe Elton Hajri, pas aksionit të zhvilluar dje në disa komplekse në zonën e Shijakut.

Ndërkohë që mes personave të shpallur në kërkim është edhe Altin Hajri, që dyshohet të jetë dhe organizatori i pengmarrjes.

Altini nuk është i panjohur për policinë shqiptare pasi në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali.

Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.