Sigal

Ditën e diele temperaturat kanë arritur deri në37 gradë por duket se ditën e sotme priten surpriza.
Sipas IGJEUM të hënën, më 23 korrik priten të fillojnë reshje gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të vendit ato do të jenë mesatare dhe lokalisht deri intensive.

Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre.