Pas takimit me opozitën, Presidenti Meta sot pret në Presidencë, Alfred Moisiun, Bamir Topin dhe Bujar Nishanin

129

Presidenti i vendit Ilir Meta edhe sot do të vijojë me takimet e tij për krizën politike në vend.

Pas takimit të një dite më parë me krerët e opozitës të cilët janë jashtë parlamentit, sot kreu i shtetit do të takohet me ish-presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani.

Ilir Meta për 90 minuta ka pritur dje në një takim në Presidencë Lulzim Bashën dhe aleatët e tij.

Takimi u fokusua në dy çështje kryesore, zgjidhja e krizës politike dhe zgjidhja e ngërçit me Gjykatën Kushtetuese.

Meta dhe Basha në dy deklarata të ndryshme pas takimit kanë qenë në një linjë, duke u shprehur se zgjidhja e krizës vjen nga zgjedhje e parakohshme. Në takim mungonte, Kryemadhi, Mediu dhe Idrizi.

Ndërkohë kujtojmë që Presidenti Ilir Meta është përplasur me kreun e KED-së Ardian Dvoranin për listën e kandidatëve që duhet të emërohen në Kushtetuese, për të cilin ka firmosur sot një kallëzim penal në Prokurori. Sipas Metës, Dvorani ka shpërdoruar detyrën.