Partizani i pathyeshëm në Derbi, mund Tiranën (VIDEO)

159

Partizani vazhdon të jetë ZOT i Derbit të Kryeqytetit. Skuadra e drejtuar nga Franco Lerda ka fituar 2-1 në sfidën e luajtur sonte, në mbrëmje dhe që do të niste në mënyrën më të keqe të mundshme. 1 orë para ndeshjes tifozeritë e të dyja skuadrat u përleshën në një nga pjesët anësore të stadiumit duke shkaktuar kaos.

Forcat speciale morën kontrollin e situatës, duke mos ja lënë më stjuardëve. Më pas siç ishte parashkuar ndeshja do të fillonte në orën 19:00. Tirana ishte dominuese në minutat e para duke rrezikuar portën e Hoxhës me Cale dhe Hasanin. Partizani kundërpërgjigjet mjaft mirë, duke arritur që të shënojë dy gola brena 6 minutave.

Në minutën e 28-të, Wilian Cordeiro, arrin që të rrëmbejë një top Vangjelit në hyrje të zonës dhe më pas të shënojë me një goditje me të majtën. Ndërkohë që goli i dytë do të vite pas një krosimi të Malës në zonë për Solomon, i cili realizon me kokë. Të kuqtë kanë kontrollin e ndeshjes, teksa deri në mesin e fraksionit të dytë do të ruanin këtë avantazh.

10 minuta nga fundi Tirana rihapi ndeshjen me Hasanin duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së Partizanit, por deri në fund nuk do të arrinte që të barazonte. Me këtë 3 pikësh Partizani ngjitet në vendin e 5-të me 10 pikë, po aq sa Tirana. /R.Lika-Koha Jone/

TIRANA-PARTIZANI 1-2

79’ GOOL 1-2 Pas një goditje nga këndi, mbrojtësit e Partizanit janë në gjumë total, duke i dhënë mundësinë Hasanit që të shënojë golin që rihap ndeshjen

69’ Një tjetër gabim i mbrojtjes së Tiranës, që i jep mundësinë Solomon që të tentojë një goditje në hyrje të zonës, por portieri Lika është i vëmendshëm Cobinah

68’ Tirana del mjaft mirë me një aksion të shpejt, teksa Cobinah rrëshqet në momentin ku ishte i lirë në zonë.

62’ Lerda bën edhe ai lëvizjen e parë duke larguar nga fusha e lojës Asanin, për të aktivizuar Telushin.

49’ Broja merr një top të bukur në hyrje të zonës, godet, por portieri Lika arrin që ta ndalë në dy kohë

43′ Hasani harkon një top nga e djathta, asnjë rrezik për Hoxhën i cili pret topin me qetësi

34’ GOOL 0-2 Tirana është në gjumë total në repartin e mbrojtjes. Pas një krosimi nga Mala, Solomon kërcen mjaft mirë me kokë për të shënuar golin e dytë

 

28’ GOOL 0-1 Pas një aksioni pa shumë pretendime, Wilian Cordeiro, arrin që të rrëmbejë një top Vangjelit në hyrje të zonë sdhe më pas të shënojë me një goditje me të majtën

 

21’ Idriz Batha pas një goditja nga këndi arrin të vihet në kontakt me topin brenda zonës, por goditja përfundon shumë jashtë kuadratit

17’ Bardheblutë nuk heqin dorë nga sulmet, teksa Hasani këtë herë nuk godet në portë topin me kokë, por përpiqet të shërbejë për shokët e tij

14’ Kale ka një shans të artë në zonë, por do të ndalej nga portieri Hoxha ndërkohë që më pas Hasani nuk arrin të përfitojë me portën gjysmë të boshatisur

11’ Aksion mjaft i mirë i Tiranës me Hoxhollarin që del mjaft mirë në krahun e majtë, kroson në zonë për Kale, i cili do të gabonte në gjuajtje

2’ Çinari provon me një goditje nga distance, por goditja e tij është e lehtë për portierin Lika

1’ Starton ndeshja

Formacionet zyrtare:

Tirana: Lika; Vangjeli, Osmani, Kërçiku, Hoxhallari; Batha, Hasani, Torrasa; Kale, Cogginah, Ngo’o

Partizani: Hoxha: Mala, Bitri, Belica, Trashi; Romero, Broja, Melo; Asani, Solomon, Çinari