Paralajmërohet mjeku i njohur për shkelje të rregullores së funksionimit të QSUT-së

728
Mjeku Petrit Vargu, i cili njihet për mendimet kritike kundër kryeministrit Edi Rama, ka marrë vërejtje për shkelje të rregullores së funksionimit te QSUT-së, “Nënë Tereza”.
Vargu, shkruan se letra me paralajmërimin ka shkuar sot në mëngjes, por është protokolluar sikur të jetë më datë 07/07/2017.
Sqarimi i plotë i mjekut Petrit Vargu:
Sot mora vërejtje me shkrim për shkelje të rregullores së funksionimit te Q.S.U Nënë Tereza.
Siç më tha personeli protokollues dhe shpërndarës, letra ka shkuar sot në mëngjes, më datë 10/07/2017, por është protokolluar sikur të jetë më datë 07/07/2017. Nëse ndokush do të tentojë të vërtetoje të kundërtën duke i bërë presion personelit, ky subjekt do të bëhet objekt studimi kriminalistik, pasi informacionet nga të gjitha anët më kanë thëne që letra ka shkuar sot që të protokollohet sikur ka shkuar ditën e premte. Edhe korrierit, i cili rri në protokoll, i është dhëne po sot.
Besoj se e kuptoni pse ngul këmbë tek ky fakt. Së shpejti do të përgatis procesin gjyqësor, por këtë radhë, për herë të parë, do t’i kërkoj para për prishjen e imazhit pasi nuk i duroj dot më.
Në momentin kur do të fitoj gjyqin, gjë që është e sigurte pasi akuza është qesharake dhe e pabazuar në ligj, do t’ju njoftoj. Ndërsa paratë do t’i shkojnë azilit të pleqve që ndodhet në mini bashkinë nr.1 Tiranë.

Sigal