Pamje me dron/ Protesta e djeshme e opozitës

195

Protesta e djeshme e opozitës, ashtu si shtatë të tjerat para saj, ishte shumë e madhe.

Mijëra njerëz u derdhën në sheshin para kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë Rama.

Protesta ishte e qetë.

Turma në bulevard qëndroi për fjalimin e Bashës pa përplasje.

Lulzim Basha vlerësoi nga protesta dje vendimin e kreut të shtetit, Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve në 30 qershor, e cilësoi atë si një fitore të qytetarëve.

Kreu i PD-së theksoi edhe njëherë se largimi i Ramës si kryeministër është i panegociueshëm.