Palmat e rrugës Tiranë-Durrës do shkulen pas zgjedhjeve

Lidhur me këtë skandal të denoncuar e të bllokuar edhe nga BE, gazeta "Telegraf" si denoncuese e shpeshts e këtij skandali shtetëror, i kërkon prokurorisë të nis hetimet me objekt të faktuar: Shkatërrim prone, falsifikim projektesh, shkelje me dashje të Kodit Rrugor, shkatërrim mjedisi dhe abuzim me fondet publike, me pasojë 156 aksidente automobilitike, me pasojë 98 raste plagosje dhe 6 raste vdekje
------------------------------------------------------------
Dështoi edhe një nga “spektaklet” dekorative të bëra prej “Rilindjes” me rrugët nacionale e inter-urbane, konkretisht në aksin kryesor të autostradës Tiranë-Durrës. Një vit më parë, konkretisht në 30 korrik 2014, ndërsa ky aks kërkonte emergjencë zgjerimi për shkak të fluksit të qarkullimit dhe mungesës së standarteve fizike e teknike, mbi të u hodh një shtresë asfalti “lustre”, u mbollën drurë e shkurre dekorative, palma e ca lule “katundi”, të cilat e ngushtuan edhe më tepër gjerësinë e aksit rrugor nga të dy krahët. Me kaq, vlera prej 2.4 milionë euro e harxhuar për “cingla-minga” pa asnjë funksion e madje me pasoja për qarullimin e automjeteve u quajt “investim i fuqishëm me standarte europiane”, kur në fakt për nga gjerësia, standartet teknike dhe siguria e qarkullimit, ky aks rrugor ka pësuar ndërhyrje fizike e teknike tëerpër të rrezikshme! Për të zbukuruar rrugën me palma, në kundërshtim me projektin dhe Kodin e Sigurisë Rrugore të Shqipërisë dhe standartet e BE mbi transportin rrugor, u ndryshua “trafik ndarësja”, u mbollën pemë, por nuk u bë asnjë investim për sigurinë në ketë segment rrugor, madje u ndryshua edhe projekti i rrugës me regresivitet në prametraet e kërkuar.

Ligji: Mbjellja e palmave 2 metër pranë vijës anësore të rrugës, “burim aksidenti”

Palmat e mbjella janë problemi më shetësues, mbasi janë “objekte” përplasje për automjetet, për shkak se janë mbjellë ngjitur me vijën anësore të rrugës. Sipas standartit të rrugës inter-urbane, parashikuar në Kodin Rrugor dhe në kontratën e ndërtimit, shpejtësia në këtë rrugë duhet të jetë 90 km/orë. Por pas mbjelljes së palmave dhe ngushtimit të gjerësisë së saj, ministria “Haxhinasto” ka vendosur tabela që detyrojnë shpejtësinë maksimale jo me tepër se 60 km/orë, fakt që të imponohet sapo kalon mbikalimin e Rinasit dhe në krejt aksin vajtje-ardhje. Specialistët e rrugëve dhe sigurisë rrugore, deklaruan dje për gazetën “Telegraf”, se kjo ulje shpejtësie me 30 kilometër në orë, vjen për shkak të mbjelljes së palmave dhe pemëve të tjera në të dyja anët e kësaj rrugë. Sipas Ligjit Nr. 8378, datë 22.7.1998, në nenin nr. 2 (“Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”), aksi Tiranë-Durrës është kategorizuar si “Rrugë interurbane kryesore, pajisur me karrexhata të pa varura, ose të ndara nga trafik-ndarës të pakapërcyeshëm nga kafshët dhe njerëzit, secila me të paktën 2 korsi lëvizjeje dhe bankina të shtruara, pa kryqëzime në nivel, me hyrje të koordinuara për objekte anësore, të jetë plotësisht e dallueshme nga sinjale të veçanta të fillimit dhe mbarimit, rezervuar për qarkullimin e disa kategorive mjetesh motorike”. Po të lexojmë “Kodin Rrugor”, konstaton sidomos, se që prej ndërhyrjes me mbjelljen e palmave dhe heqejn e trafik-ndarësve, në këtë aks rrugor janë zhdukur edhe ato pak parametra teknik e fizik që ishin e që kërkohen të jenë pjesë e rrëgës inter-urbane. Nuk ka nevojë të komentosh shkeljen e rëndë deri skandaloze që është bërë me ndërhyrjet teknike e fizike në aksin Tiranë-Durrës-Rinas, me mbjelljen e palmeve dhe heqjen e trafik-ndarëseve. Këtë ndërhyrje e ndalon kategorikisht Ligji Nr. 8378, datë 22.7.1998, (“Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”), në të cilin përcaktohet qartë se sa duhet të jenë distancat e ndërtimeve në rrugë, ose vendosja e objekteve të tjera si pemë, aktivitete private, reklama, makineri pune të parkuara provizorisht etj. Por ndërsa qeveria shkuli reklamat dhe disa kioska anës kësaj rruge, mbolli palma të cilat janë po në kundërshtim me ligjin, madje i mbolli në vijën anësore të rrugës, në distancë as 2 metër larg saj. Lidhur me këtë skandal të denoncuar e të bllokuar edhe nga BE, gazeta "Telegraf" si denoncuese e shpesht e këtij skandali shtetëror, i kërkon prokurorisë të nis hetimet me objekt të faktuar: Shkatërrim prone, falsifikim projektesh, shkelje me dashje të Kodit Rrugor, shkatërrim mjedisi dhe abuzim me fondet publike, me pasojë 156 aksidente automobilitike, me pasojë 98 raste plagosje dhe 6 raste vdekje.

Palmat do të shkulen në korrik 2015, duhet zgjeruar rruga dhe vendosur standarte

Pas reagimit të ekspertëve të qarkullimit rrugorë në Shqipëri, ka ardhur sinjali se palmat e mbjellur anës rrëgës Durrës-Tiranë, do të shkulen në fillim të muajit korrik 2015, pas zgjedhjeve lokale. Ky sinjal, osë më saktë ky urdhër, ka ardhur nga Byroja Teknike e Sistemit të Standardeve Rrugore të BE, të cilët kanë kërkuar që shkelja e ligjit dhe zhdukja e standardeve të rrugës Tiranë-Durrës të “riparohen” sa më parë. Burime nga Ministria e Mjedisit si “mbjellëse” e palmeve dhe nga Ministria e Transportit si ortkae e shkatërrimit të rrigës me heqjen e trafik-ndareseve, lejimin e mbjeljjes së palamve në vijën anësore të rrugës dhe lejimin e shkeljes së parametarve të tjerë të qarkullimit rrugor, na informuan se javën e parë të muajit korrik 2015, palmat do të shkulen. Nuk dihet, nëse pakmat e shkuluara do të mbidhen në ndonjë aks tjetër rrugor, apo përpara ndonjë ministrie, por dimë faktin, që ky tashmë është dështim i egozimit 2.2 milionë euro të “Rilindjes”, pas urdhërit të institucioneve të BE. Këto palma, u mblodhën me ceremoni të bujëshme mediatike e qeveritare me ceremoni “dasmë”, ndërsa tani do të hiqen në heshtje të plotë me ceremoni “funerali”, nën jutifikimin se “janë plaka çelin gjethe”! Edhe pse Ministria e Mjedisit, Ministria e Transportit dhe qeveria nuk e deklaruan velrën e mbjelljes së palmave, në “Buletinin e Prokurimeve Publike” nr. 29, datë 21 korrik 2014, faqe 281, njoftohet se është shpallur një firmë fituese, që do gjelbëronte rrugën Tiranë-Rinas, me vlerë investimi 737 mijë euro me gjithë taksën 20% TVSH. Edhe pse shifra po mbahet sekret ende pas 1 viti, palmat që janë mbjellë në këtë aks kanë kushtuar 600 milionë lekë! BE ndërhyri fill pas kërkesës së ministrit Arben Ahmetaj, për zgjerimin e kësaj rruge, me një investim 120 milionë euro grand nga BE. Por palmat e mbjella në kundërshtim me projektin final të rrugës, në kundërshtim me Kodin Rrugor dhe standardet rrugore të transportit të caktuara prej BE dhe gjelbërimi në mes e në të dy anët e rrugës si “klon kufiri”, pengojnë këtë investim serioz të inciuar dhe të mundësuar si fond prej ministrit Ahmetaj. Palmat dhe “ferrat” e mbjella qw 1 vit më parë në vlerën 737 mijë euro, do të shkulen pas 2 muajve , për të rikthyer standardet fizike e teknike të kësaj rruge!

Kostoja e palmave të “ngulura” në autostradë është 5 mijë euro... 1 trung, në treg 35-400 USD!

Kishte një fshehje të shpenzimeve që u bënë për mbjelljen e palmave, por tashmë pas 1 viti qysh prej korrikut 2014, ka një fakt financiar të dokumentuar, që sipas investimit të bërë në këtë aks rrugor vetëm për dekorimin me palma, rezulton se kostoja e 120 “trungjeve” të palmave të “ngulur” në autostradë me çmimin e palmës dhe mbjelljen është 628 mijë euro, ose 5 mijë euro një trun palme pa taksën 20% TVSH. Po sa kushton një palmë, sidomos një palmë e “familjes” së mbjellë në aksin Tiranë-Durrës? Po publikojmë disa lloje palamash dhe çmimet e tyre me gjithë transportin nga vendet e blerjes dhe me ofertën e uljes së çmimit, në rastet kur blen më tepër se 1 palmë. 
-----------------------

KRAHASIMI
Ja çmimet e disa lloje palmave të preferuara dekorative në treg, mes tyre edhe lloji i palmës "trung", mbjell në autostradën Tiranë-Durrës

Sabal palmetto-Cabbage Palm

Çmimi për 1 copë: 319.95 dollarë
Kur blen 2 copë: Çmimi 299.95 dollarë (7% ulje)
Kur blen 4 copë: Çmimi 279.95 dollarë (13%ulje)
------------------------------------------ 
Uashingtonia filifera-California Fan Palm

Çmimi për 1 copë: 799.95 dollarë
Kur blen 2 copë: Çmimi 769.95 dollarë (4%ulje)
Kur blen 4 copë: Çmimi 744.95 dollarë (7% ulje)
Kur blen 10 copë: Çmimi 639.95 dollarë (21% ulje)

------------------------------------
Phoenix canariensis-Canary Island Palm
Çmimi për 1 copë: 599.95 dollarë
Kur blen 2 copë: Çmimi 579.95 dollarë (4% ulje)
Kur blen 4 copë: Çmimi 539.95 dollarë (11% ulje)
Kur blen 10 copë: Çmimi 499.95 dollarë (17% ulje)
-----------------------------------------
Carpentaria acuminata-Carpentaria Palm

Çmimi për 1 copë: 489.95 dollarë
Kur blen 2 copë: Çmimi 409.95 dollarë (17% ulje)
Kur blen 4 copë: Çmimi 401.95 dollarë (18% ulje)
Kur blen 10 copë: Çmimi 389.95 dollarë (21% ulje)
--------------------------------------------------------------
Veitchia Merrillii, Adonidia merrillii Christmas Palm

Çmimi për 1 copë: 349.95 dollarë
Kur blen 2 copë: Çmimi 309.95 dollarë (12% ulje)
Kur blen 4 copë: Çmimi 301.95 dollarë (14% ulje)
Kur blen 10 copë: Çmimi 292.95 dollarë (17% ulje)
----------------------------------------------------------------
Uashingtonia robusta-Mexican Fan Palm

Çmimi për 1 copë: 409.95 dollarë
Kur blen 2 copë: Çmimi 369.95 dollarë (10% ulje)
Kur blen 4 copë: Çmimi 349.95 dollarë (15% ulje)
Kur blen 10 copë: Çmimi 329.95 dollarë (20% ulje)