Nis vendosja e pusetave plastike, Veliaj: Një koncept i ri ndaj vjedhësve

470
Bashkia e Tiranës ka nisur sot punën për vendosjen në rrugët e Tiranës të pusetave plastike. Kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar bashkëpunimin e komunitetit për ti ruajtur dhe për t’i mirëmbajtur këto puseta, pasi vjedhja e pusetave për material të riciklueshme ka bërë që jo pak herë rrugët e Tiranës të bllokohen nga shiu më i pakët.Pusetat plastike 2“Futemi në një koncept të ri, puseta me më shumë kompozitë dhe plastikë, të pariciklueshme dhe të papërdorshme. Nëse dikush vjedh një pusetë, është duke vjedhur qytetin. Ju lutem, na ndihmoni t’i mirëmbajmë!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.
Ai shton se këto puseta nuk kanë vlerë për vjedhësit pasi materialet e tyre nuk përdoren për riciklim. “Dita me diell na mundësoi nisjen e projektit të ri, pusetat kompozit beton/plastikë që s’kanë vlerë për vjedhësit. Zgjidhje kreative për një gangrene urbane si vjedhja e pusetave për skrap. Na ndihmoni ta ruajmë qytetin”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Sigal