Nis lirimi i hapësirave publike në Shkodër

613
Në qytetin e Shkodrës ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, e cila shumë shpejt do të nisë lirimin e hapësirave publike nga tregtarë e biznese të ndryshme. Drejtori i Tatim-Taksave në Bashkinë e Shkodrës, Blendi Gjylbegaj, deklaroi në një komunikim me mediat se gjithë njësitë tregtare dhe bizneset që kanë zënë hapësira publike kanë afat deri më datën 30 gusht për lirimin e tyre. Shkodra njihet edhe si një nga qytetet ku hapësirat publike janë pushtuar nga bizneset ndër vite, ku nuk mungon as tregtimi i kafshëve në qendër të qytetit.
Sigal