Nesër do të lexoni/ 32-vjeçares i refuzohet kempi prej 7 vitesh

185
Denada Xhafa, 32 vjeçe, në një letër drejtuar gazetës “Telegraf” tregon se ka 10 vite që vuan nga Sindroma e Fibromialgjisë. Por asaj i është refuzuar KEMPi nga ana e institucioneve kombëtare. Ajo shkruan se KEMPi i është refuzuar për 7 vite, sepse për këtë patologji nuk gjendet asnjë rresht në manualet shëndetësore dhe është e pa njohur në Shqipëri.
Fibromyalgia nuk është një sëmundje e re. Edhe pse emri ka ndryshuar, ka pasur shumë referenca për gjendjen gjatë historisë. Një artikull mbi Kërkimin Kombëtar të Shëndetit, në SHBA, shpjegon se pacientët kanë paraqitur simptoma të fibromialgjisë për shekuj me radhë. Në 1592, një mjek francez shpiku termin “reumatizëm” për të referuar pacientët që kishin përjetuar dhimbje muskulo-skeletore, të cilëve nuk mund t’u atribuohej ndonjë dëmtim. Termi i Guillaume de Baillou do të kishte përfshirë edhe kushte të tjera të tilla si artriti dhe më vonë u ndryshua nga mjekët për “reumatizëm muskulor”. Ishte një kirurg skocez, William Balfour, i cili zbuloi se fibromialgjia ishte një sëmundje e indit lidhës, kur ai pa nyjëz (gungëz) në indet lidhëse gjatë operacioneve. Ai ishte mjeku i parë për të përshkruar atë që tani është pranuar universalisht, pasi pikat e trysnisë përdoren për diagnostikimin e sëmundjes qysh në vitin 1815. Gjatë dekadave, termi i përdorur për fibromialgjinë ka ndryshuar disa herë me terma të tilla si neurasthenia, myelasthenia, myogeloses dhe fibrositis, përpara se të njihej si fibromialgjia në vitin 1976. Dhimbja kronike e përhapur, ka qenë e përshkruar në literaturën e shekullit XIX. Janë përdorur shumë emra, duke përfshirë “reumatizëm muskulor”…


Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”