Negociatat/ Euroaktiv: Shqipëria, “delja e zezë” për Brukselin

94

Në një artikull të “Euroactiv”, kushtuar zgjerimit të BE-së, shkruhet se pikërisht kjo çështje është bërë një “patate e nxehtë” për Brukselin.

Në artikull thuhet se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, morën formalisht rekomandimin për të hapur bisedat e pranimit, por “Shqipëria duket të jetë delja e zezë e duetit”.

foto galeri

“Zgjerimi i BE-së është bërë një ‘patate e nxehtë’ për Brukselin dhe për shtetet anëtare. EURACTIV e trajtoi këtë çështje në një debat të martën (5 qershor), ku diplomatët dhe gazetarët folën lirshëm për ngurrimin e perceptuar të disa shteteve anëtare për pranimin e vendeve të reja dhe për pengesat ekzistuese të brendshme.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të dy morën rekomandim për të hapur bisedimet e pranimit dhe për të kapur fqinjët e tyre veriore. Megjithatë, Shqipëria duket të jetë delja e zezë e duetit”, shkruan portali.

Sipas diplomatëve të EU, të cituar në artikull mund të ketë presion mbi Komisionin për të mundësuar shkëputjen e njërit prej dy vendeve.

“Diplomatët e EU kanë thënë për EURACTIV se mund të ketë presion mbi Komisionin për të mundësuar shkëputjen e njërit nga dy vendet, duke thënë se “ne nuk mendojmë se Shqipëria është e gatshme të hapë negociatat në këtë fazë”, duke pranuar nevojën për të shpërbluar “hapat e mëdhenj” që ka bërë Maqedonia”, shkruan Euroactiv.

Ndërsa ndalen tek anëtarët e BE që janë më të kujdesshëm ndaj zgjerimit, Euroactiv shkruan se, në fakt, me më shumë rezerva shihet Shqipëria, se sa Maqedoninë e Veriut.

“Javën e kaluar, Komisioni Europian formalisht rekomandoi që Maqedonia e Veriut, si dhe Shqipëria, të fillojnë negociatat për t’u bashkuar me bllokun, duke thënë se Shkupi është gati për bisedime dhe ka bërë “përparim thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Disa anëtarë, megjithatë, janë të kujdesshëm në lidhje me pranimin e anëtarëve të rinj shumë shpejt, Franca dhe Holanda kanë shprehur rezervat e tyre, megjithëse më shumë për Shqipërinë se Maqedonia”, sqarohet në artikull.