Ndërtoi shtëpi me vlerë 300 mijë euro në Shqipëri, dënohet bosi i kokainës në Itali

530
Pas një hetimi të gjatë, drejtësia italiane ka dhënë dënimet për pjesëtarët e një bande të trafikut të kokainës nga Shqipëria në Itali. Bosi i kësaj bande është shqiptari Rigent Borakaj, i njohur si Genti, njoftojnë mediat italiane.
Gjykatësi në gjykatën e Xhenovas, Massimo Deplano vendosi të dënojë kreun e kësaj bande, shqiptarin Rigent Borakaj, 30 vjeç, me 11 vite burg, ndërsa bashkëpunëtorin e tij Konjoni Zija, i njohur si Ani, u dënua me 8 vite burg.
Anëtari i bandës Giancarlo Perrone, 51 vjeç u dënua me 6 vite burg. Hetimet e policisë italiane kanë nisur që në vitin 2013, ndërsa Rigent Borakaj kishte lidhje me një anëtar të një organizate në Vlorë, që e furnizonte me kokainë dhe lëndë të tjera narkotike. Pasi mbërrinte në Itali, lënda narkotike trafikohej në komunën Chiavari si dhe në rrethinat e Xhenovës.
Nga hetimet e policisë italiane dhe përgjimet rezulton se Rigent Borakaj ka ndërtuar në Shqipëri një shtëpi me vlerë 300 mijë euro si dhe ka kursyer edhe 100 mijë euro të tjera nga ky aktivitet.
Sigal