Ndarja nga jeta e “Dajës” legjendar të futbollit shqiptar Prof. Mico Papadhopulli, Presidenti Meta shpreh ngushëllimet e tij

116

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një postimi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të “Dajës” legjendar të futbollit shqiptar Prof. Mico Papadhopulli.

Kreu i Shtetit, ndër të tjera shkruan se, në këto momente jam pranë Famijes Papadhopulli dhe gjithë dashamirësve të pafund të tij, pranë klubit Partizani për të cilin kontribuoi në suksese historike brenda e jashtë vendit, pranë Federatës së Futbollit dhe gjithë sportdashësve tanë.

Postimi i plotë:

Ndarja nga jeta e “Dajës” legjendar të futbollit shqiptar Prof. Mico Papadhopulli është një lajm shumë i dhimbshëm edhe për mua si për të gjithë ata që e njohën dhe e donin për kontributet e jashtëzakonshme në zhvilimin e futbollit shqiptar edhe si kampion në fushën e blertë, por edhe si drejtues, frymëzues i sportit tonë përgjatë gjithë jetës së tij.
Në këto momente jam pranë Famijes Papadhopulli dhe gjithë dashamirësve të pafund të tij, pranë klubit Partizani për të cilin kontribuoi në suksese historike brenda e jashtë vendit, pranë Federatës së Futbollit dhe gjithë sportdashësve tanë.
Isha me fat që e njoha nga afër këtë njeri, sa të madh aq dhe të dashur e të thjeshtë. U prehtë në paqe shpirti i tij i pastër dhe i madh!