‘Na sulmuan me gurë’, Berisha publikon denoncimin: Rrugët në duart e bandave të Partisë Siçiliste

648
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit denoncon një ngjarje të ndodhur në Rrugën e Kombit.
Shoferi i autobusit i linjës Durrës-Kosovë i shkruan Berishës se ishte sulmuar krejt papritur nga disa persona me gurë, duke thyer xhamin e parë të mjetit.
Berisha thekson se rrugët e narkoshtet janë në duart e bandave të Partisë Siçiliste. Mes të tjerash shoferi i mjetit pohon se pavarësisht faktit se kishte njoftuar për ngjarjen një patrullë policie, kjo e fundit sipas tij nuk kishte bërë asgjë.
Sigal