Moti sot në Shqipëri, mos dilni nga shtëpia pa çadra

97

Kjo javë do të nisë sërish me reshje shiu, por nuk parashikohen përmbytje. Për këtë arsye, duhet të mos dilni nga shtëpia pa çadër.

Sipas Meteoalb, në qarqet Vlorë, Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Gjirokastër do të ketë reshje mesatare ndërsa në të tjerat do ketë reshje të dobëta.

Ndërsa era do të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Sa i përket temperaturave, ato pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 18 °C

në vendet e ulëta: 14 / 17 °C

në vendet malore: 7 / 13 °C