Moti i keq përfshin Ballkanin

648
Reshjet e dëborës dhe moti i keq kanë shkaktuar probleme serioze të qarkullimit në Sllovenia, Kroaci e Bosnje-Hercegovinë.
Kroacia u përball që në fillim të javës me një stuhi bore, e cila i detyroi autoritetet të ndalonin lëvizjen e trageteve e mbolli kaos nëpër rrugë. Zonat më të prekura ishin ato përreth Capella-s, Slim-it dhe Gorski Kotarit.
Zyrtarët vendas kanë lëshuar paralajmërime për rrëshqitje dheu e kanë kërkuar të mos lëvizet me kamionë me rimorkio.

Pika e kontrollit Pasay në kufirin kroat me Slloveninë është mbyllur, njoftoi kanali televiziv i Shkupit A1 On. Edhe në Slloveni, situata është komplikuar nga situata e ashpër atmosferike e kjo u pa qartë sidomos në rrugën Lubjane-Koper, ku trafiku pësoi ngërçe të mëdha.
Temperaturat ranë ndjeshëm dhe në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë, ku bora nisi të hënën, por meteorologët paralajmërojnë se reshjet do të rriten dhe do të mbulojnë pjesën tjetër të vendit.
Pritet që shtresa e saj të mbërrijë në 15 centimetra. Autoritetet boshnjake vendosën të aktivizonin alarmin e verdhë për Sarajevën dhe pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e rrëmbyeshme të shiut gjatë 48 orëve të fundit kanë bërë që të rritet ndjeshëm edhe niveli i lumenjve në Mal të Zi, ku shiu pritet të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim, ndonëse me intensitet më të dobët.
Sigal