Mori votat e 101 deputetëve, Olsian Çela sot merr detyrën si kryeprokuror

438
Sigal

Një ditë pas zgjedhjes nga Kuvendi me 101 vota, Olsian Çela do të marrë sot detyrën në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Sipas informacioneve mësohet se Çela do të prezantohet sot para stafit të tij dhe për shtatë vitet e ardhshme do të drejtojë organin e akuzës. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Arta Markun.

Dje Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Olsian Çelën si kryeprokrurin e ri të vendit. Çela, i njohur gjithashtu si prokurori i dosjeve të nxehta, ka marrë 101 vota pro, ndërsa dy kandidatet e tjera kanë marrë së bashku 19 vota në favor të tyre.

Të parët që reaguan për zgjidhjen e tij ishin ndërkombëtarët. Ata theksuan se prioritet është Reforma në Drejtësi.