Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi, ka dënuar ashpër sulmin me armë në shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Gjatë takimit me strukturat e LSI-së së Tiranës, Kryemadhi, tha se breshëria e kallashnikovit sot nuk ishte vetëm ndaj Klodiana Lalës, por ndaj të gjithë shqiptarëve.

Ajo u ka bërë apel gazetarëve dhe qytetarëve shqiptarë që të bashkohen, sepse vetëm të bashkuar mund të mundin këtë grup kriminelësh të drejtuar nga Edi Rama.

Ja fjalimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Sot në këtë ditë të nxehtë gushti ne e kishim të domosdoshme për të mbledhur strukturat sepse ditën e hënë parlamenti fillon punën e tij dhe strukturat e LSI të qytetit të Tiranës do të jenë edhe strukturat më mbështetëse përsa i përket aksionit politik. Për tu kthyer nga ditët të nxehta të gushtit dhe për t’u kthyer në ditët e nxehta të politikës që do të vijnë hap pas hapi . Sot më lejoni që jo vetëm në emrin tuaj por edhe në emër të gjithë anëtarëve të LSI të shprehim jo vetëm solidaritet por edhe  mbështetjen e plotë gazetares Klodiana Lala dhe familjes së saj. Nuk është hera e parë që kërcënohet apo shantazhohet për shkak të detyrës por ajo sot ka qenë përballë një dhune kriminale ndaj saj dhe familjes së saj. Sot me Klodi Lalën dhe të vërtetën  janë të gjithë shqiptarët, nuk janë vetëm deklaratat tona politike apo njerëzit e afërm të saj. Akti kriminal ndaj saj tregon edhe njëherë që sot në Shqipëri bandat, krimi janë ulur këmbëkryq dhe kurajo e tyre ka kaluar çdo kufi njerëzor. Breshëria e automatikut në pragun e shtëpisë së  Klodiana Lalës nuk është vetëm tek ajo si gazetare por është te të gjithë ne dhe në pragun e shtëpisë së çdo shqiptari

Është në derën e çdo prindi që rrit dhe edukon fëmijët e tij për të pasur besim në vete, për ti edukuar me ndershmëri, për të punuar me ndershmëri dhe për të ndërtuar familjen e tyre dhe të ardhmen e tyre. Kjo breshëri ndaj gazetares Klodiana ishte sot për të gjithë ne për çdo polici, Prokuror, Gjykatës  për opozitën, dhe për gjithë shqiptarët dhe këtij realiteti kriminal ka vetëm një rrugë për t’iu përgjigjur: “ Bashkim frontal ndaj bandave, krimit, drogës që po helmon çdo ditë e më shumë  Shqipërinë dhe familjet shqiptare..” I them Klodit mos të tërhiqet sepse çdo tërheqje është fitore për ta. Është e vështirë të përballesh e vetme sepse ne  e dimë shumë mirë që në momente të vështira shumë herë ngelesh vetëm , por të gjithë bashkë do të jemi më të fortë se një numër i vogël kriminelësh që kanë marrë peng shtetin. Shantazhet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, shantazhet ndaj administratës, bizneseve, kërcënimet ndaj qytetarëve për tjetërsimin e votës, kërcënimet dhe shantazhet ndaj deputetëve do të vazhdonin dhe do ti kishim prezente me plumba ndaj gazetarëve të terrenit apo ndaj gazetarëve të cilët nuk pranojnë kompromis. Jemi në mbështetje të të gjithë atyre gazetarë terreni dhe studioje, të gjithë atyre zërave të lirë të rrjeteve sociale cilët flasin dhe janë hapur kundër mendimit ndryshe të qeverisë të cilët përballen me këtë realitet kriminal të orientuar  kryeministri  drogës Edi Rama që fillon që nga fyerjet  deri tek plumbat e krimit. Sot jemi mbledhur për të diskutuar dhe hartuar axhendën e punës së gjithë strukturave të LSI, ku Tirana do të ketë pjesën më të madhe të punës në përkrahje të grupit parlamentar. Strukturat e qytetit të Tiranës janë tashmë janë jo vetëm të konsoliduara, por edhe të rifreskuara dhe janë gati drejt aksionit politik me të rëndësishëm, i cili do të fillojë në muajin shtator në programin e punës së LSI-së. Ky moment është moment shumë I rëndësishëm jo vetëm për strukturat tona por për të gjithë shqiptarët. Aksioni politik i grupit parlamentar me hapjen e sesionit të ri në shtator strukturat e LSI do të ketë një rëndësi të veçantë, por mbi të gjitha strukturat e Tiranës do jenë ato që do jenë mbështetëse kryesore të hapave të njëpasnjëshme që do vijnë më tej. Po kështu, LGI do të hartojë planin e punës për çdo qendër votimi, ku së bashku me strukturat e LSI do të evidentojnë çdo socialist të zhgënjyer nga Rilindja dhe do bashkojnë forcat progresive me të gjitha strukturat dhe forumet e tjera politike dhe jo politike dhe gjithë faktorët e tjerë politik dhe jo politik në qendrat e votimit për të organizuar, për të ngritur jo vetëm strukturat por edhe për të ngritur barrikadat e protestës dhe të revoltës ndaj uzurpimit që Rilindja i ka bërë Tiranës. Ky koordinim do të zgjerojë bazën dhe do të zgjojë të gjithë ata qytetarë që sot paguajnë faturat më të shtrenjta të ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike, taksat e larta, shërbimet skandaloze, rritjen e çmimeve, rritjen e varfërisë, rritjen e pasigurisë dhe kriminalitetit në qytet. Në fakt nuk është e fshehtë që opozita e bashkuar do të dalë së bashku në zgjedhjet e ardhshme. As që po punon për të gjetur kandidatin fitues për bashkinë e Tiranës, por ajo që është më e rëndësishme është platforma jonë e përbashkët për t`iu dhënë zgjidhje uljes së taksave, të cilët janë çdo ditë e më shumë, ku po i marrin frymën shqiptarëve. Gjithashtu, uljen e varfërisë dhe ofrimin e një standardi dhe cilësie më të lartë të shërbimeve ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët meritojnë më shumë. LRI, e cila sot më shumë se kurrë është vetvetja ka një mision kombëtar përveç përballjes së saj me jeniçerët politik të kryeministrit të drogës që drejtojnë sot shkollat tona, duhet të komunikojmë me çdo nxënës me të 56 gjimnazet e Tiranës dhe me çdo student për të zgjuar atë ndjenjë proteste dhe jo nënshtrimi ndaj të rinjve dhe të rejave, për të rritur forcën dhe besimin tek vetja e tyre, që jo vetëm të përballojnë shantazhin e jeniçerëve të kryeministrit të drogës, por të avancojnë me forcë, të mos bëjnë kompromis të së ardhmes së tyre. Çdo kërcënim që do vijë nga drejtorët apo drejtoreshat e shkollave ndaj të rinjve tanë dhe çdolloj përdorimi i forcës, notës apo presionit të vazhdimit të studimeve më tej ndaj tyre, të cilët ne i kemi dëgjuar rëndomë në zgjedhjet e kaluara, ku në shkëmbim të votës ofrohej e drejta e studimit dhe  çdo përdorim i forcës së notës apo misionit të vazhdimit të studimeve më tej ndaj tyre, të cilët ne i kemi dëgjuar rëndom në zgjedhjet e kaluara, ku në shkëmbim të votës ofrohej e drejta e studimit. Të jenë të bindur të gjithë ata drejtorë që nuk do të ketë më as sjellje të kulturuar, as tolerancë miqësore, politike apo njerëzore, por do të kenë përballje të pamëshirshme ndaj këtyre kriminelëve të cilët bëjnë Pazar me të ardhmen e të rinjve tanë. Prandaj, strukturat e rinisë të hapin sytë dhe të jenë vigjilentë ndaj çdo sulmi dhe presioni që bëhet jo vetëm ndaj të rinjve të LRI nëpër gjimnaze, por dhe ndaj çdo të riu tjetër edhe po të jetë i FRESSH apo çdo lloj forumi tjetër politik apo dhe jo politik ne do të jemi në krah të tyre për tu përballur ndaj këtyre njerëzve të cilët kanë shkatërruar dhe tjetërsuar arsimin tonë. LRI si energji e pashtershme do të jetë frymëzuesja dhe motivuesja e aksionit tonë politikë. Po kështu strukturat e LRI të kontaktojnë dhe të koordinojnë nëpër gjimnaze, universitete dhe njësi me të gjitha forumet politike dhe grupime të shoqërisë civile, të hartojnë planin e punës për çdo qendër votimi. Pra, që të jem më e qartë me të gjithë ju anëtarë të LRI dhe strukturat, ngitja e çdo organizate të LRI jo vetëm në gjimnaze duhet të shtrihet në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës, Universitetit Politeknik, Universitetit Bujqësor, dhe Universitetit të Mjekësisë dhe që këtej në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Dhe më pas, të vazhdojmë të gjitha koordinimet gjimnazet, universitetet në njësitë e Tiranës për çdo qendër votimi. Që të jem më e qartë me të gjithë ju dhe anëtarët e LSI, nuk ka tashmë asnjë iluzion që Rilindja nuk ishte asgjë tjetër vetëm rilindje e krimit dhe e diktaturës së drogës. Nuk ka më nevojë për deklarata politike por tashmë faktet janë prezente. Sot ne kemi Shqipërinë të renditur si vendi i 1 në botë për përdorimin e kokainës. Sot kemi Shqipërinë si qendër të trafikut të drogës. Dhe kjo nuk vjen as si rezultat i deklaratave të opozitës, as si konstatimi opozitës, por vjen si konstatim I institucioneve ndërkombëtare të specializuara që merren me këtë gjë. Sot kemi një vend të uzurpuar nga banda dhe krimi, kemi një vend ku reforma në drejtësi është kthyer ne funksion të kryeministrit, ku dhe ky I fundit është në funksion të bandave dhe të krimit të organizuar. Ne kemi një Shqipëri që po shpopullohet nga dita në ditë, kemi një Shqipëri që po varfërohet nga dita në ditë, kemi një Shqipëri që po shkatërrohet nga dita në ditë, pra fantazmat e diktaturës komuniste janë kthyer në formën e bandave të krimit dhe të oligarkëve. 30 vjet më parë shqiptarët ishin skllevër të një grupi njerëzish që sot janë kthyer në të ashtuquajtur PPP, të cilat kanë ndryshuar vetëm pamjen, por në thelb është blloku i famshëm i byrosë politike të Partisë së Punës.

Konçesionet e famshme të Edi Ramës nuk janë gjë tjetër vetëm pirja e pikës së fundit të gjakut nga fantazmat e së kaluarës. Kapakun po ia vë tjetërsimi i Teatrit Kombëtar, ku marrja e pronës së shqiptarëve, marrja e kulturës dhe tjetërsimi i saj në pronë të oligarkëve dhe kupolës së krimit është kulmi i çdo marrëzie.

Nëse Edi Rama dhe klientët e tij mendojnë se tjetërsimin e pronës publike e kanë si një histori të mbyllur, i kanë bërë llogaritë shumë gabim. Nuk kanë parë asgjë dhe skanë parë akoma dhe as nuk e kanë menduar akoma se çdo të shikojnë dhe me çfarë do të përballen. Prandaj të jenë shumë të kujdesshëm sepse shqiptarët nuk kanë për të falur as Edi Ramën, as fantazmat e së kaluarës dhe as krimin e organizuar të sotshëm. Sot LSI, por jam e bindur që jo vetëm LSI por të gjithë shqiptarët kanë 2 rrugë; ose te dorëzohen pa kushte, ku çdo gjë merr fund ose luftë frontale pa kompromis përballë krimit dhe kriminelëve, të cilët janë kthyer në funksion të një grupi njerëzish që kanë uzurpuar dhe kanë tjetërsuar pronën e shqiptarëve dhe xhepat e tyre. Dhe kjo luftë nuk është më as për beteja politike, nuk është më as për vende në parlament por kjo luftë është në emër të atyre vlerave, të atyre mijëra e mijëra shqiptarëve, të cilët kanë sakrifikuar për të ndërtuar këtë vend ku jemi ne sot. Por mbi të gjitha është në emër të atyre të rinjve dhe të rejave të cilët aspirojnë, besojnë dhe shpresojnë se një ditë ky vend do të bëhet.

Nga sot në fakt edhe pse janë ditët e fundit të gushtit, në fakt janë ditët e para të një reagimi qytetar, ku kulmin e arriti me skandale njëra pas tjetrës të cilat çdo ditë e më shumë po rrisin dozën e inkriminimit dhe të shkatërrimit të institucioneve që për hir të së vërtetës edhe pse fragile kanë ekzistuar, tashmë nuk na ngelet gjë tjetër vetëm riorganizim, fuqizim dhe bashkëpunim. Me kaq struktura sa jemi ne, ku ne sot këtu kemi kryetarët e njësive të LSI-së, të LGI-së dhe të LRI-së, kemi kryetarët e nën zonave të cilat nuk janë pak por janë shumë, ta dini që shanset janë shumë të mëdha. Nuk është më shans politik për LSI-në por është shans mbijetese për shqiptarët. Dhe ky është një mision që ne duhet ta marrim të gjithë së bashku, nëse kemi marrë vendimet tona për të jetuar, për të punuar dhe për të pleqëruar këtu. Kështu që unë mendoj që tashmë nuk ka më asnjë lloj iluzioni, ne jemi shumë të qartë.

Ne jemi shumë të qartë, E fillojmë me qytetin e Tiranës, më pas për të vazhduar me strukturat e Komitetit Drejtues të LRI-së në të gjithë Shqipërinë dhe hap pas hapi për të vazhduar më pas për të ecur me strukturat e rinisë nëpër rrethe, me strukturat dhe organizimin e gruas po kështu edhe evidentimin e pikave të kontaktit në çdo rrugicë, në çdo pallat dhe për të ecur hap pas hapi. Dhe ajo që është më e rëndësishme të jeni të bindur që ë gjithë ata socialistë të cilët deri dje kanë qenë suportuesit më të mëdhenj të rilindjes, sot janë njerëzit më të zhgënjyer dhe të jeni të bindur që do të jenë bashkëpunëtorët tuaj më ët fortë dhe të devotshëm nçë përmbysjen e kësaj kaske kriminale. Faleminderit.