Ministri Arben Ahmetaj, i ka falur firmës “Kurum” për 30 vite, fabrikën e Oksigjenit në Elbasan

209
Sot po publikojmë një skandal tjetër, që ka lidhje me 84 ish-punonjës të Fabrikës së Oksigjenit, të cilët janë hedhur në rrugë pas marrjes së kësaj fabrike me koncesion 30 vjeçar prej “Kurum”, sipas Vendimit Nr. 594, datë 28. 08. 2003, kjo fabrikë iu dha për përdorim falas për 30 vjet firmës “Kurum”, si koncesion në formën “ROT”. Ky koncesion, u firmos në datën 28. 08. 2003 nga Zeki Kaya për firmën “Kurum” me autorizim të presidentit të “Kurum International” zotit Hasmet Kurum. Ndërsa për qeverinë shqiptare, u hartua dhe u firmos nga Arben Ahmetaj, me detyrë ish-Zv/ministër i Industrisë dhe Energjisë (MIE), ngarkuar për nënshkrim me Autorizimin Nr. 4093, datë 07. 07. 2003 dhe nga zoti Ilir Ciko, me detyrë ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë (MIE), ngarkuar për nënshkrim me Autorizimin Nr. 5292, datë 03. 07. 2003 të Ministrit të Industrisë dhe Minierave. Sipas marrëveshjes koncesionare “ROT”, kompania “Kurum” ishte e detyruar, që 84 punonjësve që hodhi në rrugë, t’u paguante për 18 muaj pagat në vlerën që i kishin në bordero dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore sipas kategorisë së pagave të 18 muajve. Kanë kaluar 14 vite nga pazari “Ahmetaj-Kurum” dhe rezulton se kompania “Kurum”, nuk u ka paguar 18 pagat e 84 punonjësve që hodhi në rrugë dhe as sigurimet shoqërore e shëndetësore të ish-Fabrikës së Oksigjenit në Elbasan, të hedhur në rrugë prej saj. Kujtojmë, që 2 vite më parë, 84 punonjësit i drejtuan një kërkesë ministrit Arben Ahmetaj, por ai nuk u ktheu përgjigje…!