Mes lotëve dhe tmerrit që përjetoi, gruaja rrëfen se si zjarri i mori burrin nga kjo jetë

52

Mes dhimbjes së madhe, Eriola Elezi ka treguar tmerrin që ka parë me sy teksa bashkëshorti i saj mbeti i vdekur kur zjarri i përfshiu banesën.

Ajo tregon se në momentin që shpërthyer zjarri ajo nuk ndodhej në një dhomë me bashkëshortin.

“Ilirjani ishte në dhomën ku zjarri ishte më i fuqishëm. Vjehrra ka thyer dritaren për ta ndihmuar, por nuk e shpëtuam dot. Më pas na erdhën në ndihmë banorët e fshatit”- tregon ajo.

NGJARJA 

Një i ri ka humbur jetën pasi banesa u përfshi nga flakët, ndërkohë nëna e tij mbeti e plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë natës në fshatin Bishnicë të Korçës.

Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur në Bishnicë të Mokrës dhe viktimë është një i ri 30-vjeçar.

“Më datë 26.12.2016, rreth orës 23:00, jemi njoftuar se në fshatin Bishnicë (Mokër) ka rënë zjarr, në një banesë. Drejt vendngjarjes u nisën shërbime të Policisë dhe Zjarrfikësja. Si pasojë e zjarrit është djegur e gjithë banesa dhe në një nga dhomat e saj është gjetur i vdekur shtetasi I.E rreth 30 vjeç”- njofton policia.

Sipas saj, ka marrë dëmtime trupore nëna e tij shtetasja B.E, e cila u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.