Mediat daneze shkruajnë me “zell” për problematikat shqiptare/ Shqiptarët, 18 orë në kamione për të ikur në Angli

166

Mediat europiane vazhdojnë të shkruajnë me “zell” për problematikat që ata hasin me shqiptarët. Media gjermane “Bild” ngriti shqetësime për realitetin në Shqipëri, mediat holandeze flasin për trafikantë droge që vijnë nga Shqipëria, ndërsa mediat daneze kanë një tjetër problem me shqiptarët.

Media daneze “cphpost.dk” në një shkrim të saj ngre shqetësimin se shqiptarët janë duke provuar të gjitha mënyrat për të ikur në Angli dhe se portet e saj janë të preferuar për ta si vend tranzit për në “tokën e premtuar”.

“Danimarka është një vend tranzit për shqiptarët që duan të ikin në Britaninë e Madhe. Politikanët danezë të BE po kërkojnë të ashpërsojnë legjislacionin e vizave të BE pas lajmit se Danimarka është bërë një vend tranzit për shqiptarët që përpiqen ilegalisht për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar. Shqipëria nuk është aktualisht në BE, por ka një marrëveshje që lejon qytetarët e saj të qëndrojnë në një ose disa vende të BE për 90 ditë gjatë një periudhe 180 ditore pa vizë”, thuhet në artikull.

“Porti i Esbjergut ka përjetuar rritje të trafikut nga shqiptarët, të cilët hyjnë ilegalisht në zonën e portit dhe fshihen në dhe nën kamionë që dërgohen me tragete në Britani të Madhe. Në tre muajt e parë të vitit, 54 shqiptarë u kapën duke u përpjekur të largoheshin”, përmbyllet shkrimi.