Media në zi, vdes gjatë lindjes gazetarja e njohur shqiptare

564

Ndërron jetë gjatë lindjes gazetarja shqiptare e Radio Televizionit të Kosovës Ardita Sylejmani.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori gjeneral i RTK-së Ngadhnjim Kastrati. Nga informacionet paraprake, raportohet se Sylejmani ka humbur jetën gjatë procesit të lindjes në një spital në Budapest.

Mediat kosovare raportojnë se gazetarja ka pasur komplikacione shëndetësore dhe ka ndërruar jetë sapo ka sjellë në jetë vajzën e tretë. Gazetarja 33-vjeçare është bashkëshortja e Shpend Bllacës, i cili është diplomatik i Republikës së Kosovës në Hungari.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca.

Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës.

Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolegë të RTK-së dhe më gjerë pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta”, deklaron Kastrati.

ardita.png