Me 173 km/h! Makinat luksoze “Fast e Furious” në aksin Sauk-Teg, Policia pezullon 9 leje drejtimi për 3 orë

470
Sigal

Gjatë fundjavës, Policia Rrugore ka shtuar kontrollet për shoferët që nuk zbatojnërregullat e qarkullimit rrugor.  Policia njofton se gjatë natës në segmentin Sauk-Teg në Tiranë  pas kontrollit me radar janë konstatuar disa drejtues duke shkelur rregullat e qarkullimit, ku janë pezulluar 9 leje drejtimi për shpejtësi, 140 km/h deri në 173 Km/orë.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara. Për 200 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi, 9 Leje drejtimi të tërhequra dhe dërguar në OASH, për shpejtësi 140 km/h – 173 Km/orë. Shpejtësi ✈gati dy herë më shumë se tabela, rrezik potencial për aksident🚑🚑

Edhe pse kontrollet me radar janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët nacionale, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë akoma më të shtuara, fushatat sensibilizuese përditë e më shumë, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur makinën si ✈

Mos shpejtoni se në rastin më të mirë Radari dhe Polici Rrugor ju presin, në rastin më të keq ju pret aksidenti. Viti 2020, viti i sigurisë rrugore, të parandalojmë në maksimum aksidentet me pasojë jetën dhe kjo do arrihet me kontributin e të gjithë, ndaj mos fluturo, ndërgjegjësou dhe zbato rregullat e qarkullimi rrugor. #BASHKËPËrSIGURINËRRUGORE