Mark Frroku në spital nga zemra merret sërish në pyetje për atentatin

1082
TIRANE – Deputeti kristiandemokrat Mark Frroku, i cili akuzohet se në bashkëpunimin me Tom Doshin dhe Durim Bamin inskenuan vrasjen e deputetëve Doshi dhe Mhil Fufi, është njohur sot me aktin e ekspertizës së sendeve të gjetura në banesën e tij pas arrestimit si dhe ka dhënë deklarime të pjesshme rreth akuzave.
Frroku u mor në pyetje nga prokuroret Adnand Xholo dhe Altin Binaj në prani të avokatëve të tij mbrojtes në një prej siptaleve private në kryeqytet ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje në zemër.
Ai është njohur me aktin e ekspertimit të kryer ndaj një laptopi dhe USB-je. Ndërkohë mësohet se Frroku i ka qëndruar versionit të tij të parë rreth akuzave duke i kundërshtuar ato.
Gjatë marrjes në pyetje deputeti Frroku u njoh me procedurat e praktite të ekspertimit një ditë pasi e njëjta procedurë u përdor edhe për deputetin tjetër Tom Doshi.
Deputeti Frroku u shtrua pak ditë më parë fillimisht në spitalin e burgut, por me kërkesë të avokatit të tij me pretendimin se në spitalin në fjalë nuk ishin kushtet për kurimin e Frrokut, ai tashmë është transferuar në një spital privat ku edhe pritet të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Deputeti Frroku fillimi u akuzua për inskenim të vrasjes së Doshit së bashku me këtë të fundit, por më pas ndaj tij u zbulua edhe akuza për vrasje që rëndonte prej vitesh në shtetin belg. Ai ndodhet nën masën e sigurisë të “arrestit me burg” dhënë nga Gjykata e Lartë. 
Sigal