Lirohet nga burgu një tjetër anëtar i “Bandës së Durrësit”(EMRI)

547
Sigal

Një tjetër anëtar i Bandës së Durrësit është liruar para kohe nga qelia, duke i kaluar shërbimit të provës me një arsyetim të çuditshëm nga gjykata e Fierit.

I dënuari Sardian Sulejmani kishte edhe 4 vite, 10 muaj dhe 17 ditë burgim për të kryer, kur gjyqtari Piro Sota në Fier vendosi ta lirojë me arsyetimin se është ‘tip i qetë dhe i qëndrueshëm emocionalisht.

“Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Sardian Sulejmani nga IEVP Fier”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës.

Pas lirimit mësohet se Sardian Sulejmani do të punojë si punëtor terreni në kompaninë “Kombi Invest”, pasi ai ishte tip i qetë dhe i qëndrueshëm emocionalisht.

“Me aktin ‘Premtim për lidhje kontrate pune’ të dt.17.07.2019, administratori i shoqërisë ‘Kombi Invest’ sh.p.k, Ulis Gjata , ka marrë përsipër punësimin e kërkuesit me detyrën “punetor tereni” në rast se ai do të lirohet nga burgimi”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës.

Një ndër arsyet që i siguroi Sulejmanit lirimin me kusht ishte fakti se ai nuk rezulton të ketë probleme me përdorimin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike, faktor i cili ndikon ne proçesin e riintegrimit të të dënuarit në shoqëri dhe shërben si faktor parandalues në kryerjen e sjelljeve devijante në shoqëri.