Libri i ri për dëshmorin Sokrat Basho, “Xhenieri i martirizuar”

906
Këto ditë ka dalë në qarkullim nga botimet TOENA, libri për Dëshmorin e Atdheut, Sokrat Basho, me titull “Xhenieri i martirizuar”, i shkruar nga autorët Bernard Zotaj dhe Kanan Himaj, në kuadrin edhe të 40-vjetorit të rënies së tij. Libri fillon me një parathënie domethënëse që i përcjell lexuesit pasqyrën e jetës, nga Sokrati “Dëshmori i Atdheut” te Sokrati i Ri, pasi familjarët për të plotësuar mungesën në vite, motra Marjana, djalit të saj i vendosi emrin e Sokratit. Libri në pjesën e parë përshkruan vendlindjen, jetën e prindërve të dëshmorit, fëmijët e tyre, si dhe rrugëtimin e Sokratit gjatë shkollimit, sidomos në vitet e Shkollës së Bashkuar të Oficerëve. Më tej trajtohet historia e Armës së Xhenios, puna për fortifikimin e vendit, shkollimi i xhenierëve, Sokrati-djaloshi minoritar që shërbeu në veri, rënia në detyrë, shpërthimi që i mori jetën, si dhe një panoramë- homazh për xhenierët e rënë. Në pjesën e dytë të librit jepen kujtime dhe shkrime për Sokrat Bashon nga nënkolonel Zabit Cuku, Vladimir Ndreu, Ilmi Kondi, Ndue Dedaj, Kujtim Musliaj, Dine Xheka, Adil Hysi, etj. Një vend të rëndësishëm në faqet e libri zënë dhe shkrimet e botuara në vijimësi për rënien në krye të detyrës së dëshmorit Sokrat Basho, nëfaqet e organeve të ndryshme të shtypit ushtarak, por dhe në ato të përditshëm, ku i bëhet homazh ish-oficerit xhenier Sokrat Kristo Basho, memorial që duhet ngritur me të drejtë për dëshmorët xhenierë, xhenieri i martirizuar dhe historia e panjohur e 25-vjeçarit nga Delvina që u vra në Tarazh të Mirditës në krye të detyrës. Risi e re në këtë libër është se në pjesën e tretë, pasqyrohet i gjithë dokumentacioni i paraqitur për marrjen e titullit “Dëshmor i Atdheut”, por dhe nderimet e bëra nga Bashkia e Delvinës. Hollësisht jepen; përmbajtja e dosjes, biografia e Sokrat Bashos, propozime, dokumente shoqëruese. Gjerësisht përshkruhen fjalimet në ceremoninë e shpalljes “Dëshmor i Atdheut”, për këtë familje minoritare dhe patriotike, si dhe “Dëshmori i Atdheut” Sokrat Basho është në memorien e kombit. Në libër është pasqyruar momenti i nderimit dhe dhënia e titulli “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Delvinës, si dhe momenti i vendosjes së eshtrave në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në qytetin e Delvinës. Libri është i pajisur me foto të dëshmorit, si dhe të veprimtarive të organizuara rreth figurës së dëshmorit Sokrat Basho.

Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi


Sigal