Lezhë – Kurbin, sekuestrohen 4 kg 416 gr lëndë narkotike kanabis dhe një armë sportive pa leje

607

Gazeta Telegraf.


 Lezhë – Kurbin, sekuestrohen  4 kg 416 gr lëndë narkotike kanabis dhe një armë sportive pa leje.Arrestohen
në flagrancë 2 shtetas

Sigal

Me datë 30.11.2016, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të
Policisë Lezhë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të
prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjes para përgjegjësisë
penale të autorëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative,
u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

Kristian Gjonikaj , 19 vjeç, banues në Tiranë , të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në Tale – Lezhë,  iu gjet
dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë sportive pa leje
dhe  një sasi prej 850 gram lëndë narkotike e dyshuar cannabis – sattiva.

Bruneto Çela, 24 vjeç , banues në Kurbin
, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves
materiale një sasi prej 3 kg 566gr lëndë narkotike e dyshuar cannabis- sattiva.

Materialet procedurale do të referohen Prokurorisë së  Rrethit 
Gjyqësor Lezhë  për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve
narkotike” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve sportive”
parashikuar nga nenet 283/1 dhe 280 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Kristian
Gjonikaj dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin në ngarkim të shtetasit Bruneto
Çela për vepren penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ”
parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.