Lufta për para e pasuri, e kthen drejtësinë në padrejtësi

743
Sigal

Gazeta Telegraf/

SOKRAT KOTHERJA

Në këtë të flamosur demokraci, lufta për para e pasuri e bëri njeriun
viktimë të  parasë, pronës, interesit
 SOKRAT KOTHERJA

 

Në këtë të flamosur
demokraci, lufta për para e pasuri është kthyer në marrëzi. Kjo etje kërkon  të blejë në çdo kohë, në çdo vend, çdo
gjë…Dhe shpirtin dhe zemrën dhe dashurinë,dhe lavdinë, ndërgjegjen dhe
pozitën shoqërore,talentin edhe postet shtetërore. Në këtë të flamosur
demokraci,lufta për para e pasuri ka mbuluar dhe mbulon me vello të
mistershme,në varrezat e heshtjes së përjetshme, edhe krimet më të ndyra, edhe
krimet më të tmerrshme. Në sytë e fajdexhiut dhe spekulantit,lufta për para e
pasuri merr formën fantastike të fatit. Në këtë të flamosur demokraci,lufta për
para e pasuri thelloi hendekun, këputi zverkun. Mjerë ne të varfërit! Se ata, deputetët,
ministrat, ata, zyrtarët e lartë, gjyqtarët, prokurorët  dhe bashkë me ta edhe djajtë e ferrit, janë
lidhur fort, fort  po të them me botën e
parasë dhe të interesit. Në këtë të flamosur demokraci, lufta për para e
pasuri, bëri që disa shqiptarë t’i ndryshojnë pikëpamjet mbi sendet dhe vlerat
e shoqërisë, të bëhen ca qenie zemërgurë, të ftohtë,t ë ftohtë si akulli e të
zhdërvjelltë si gjarpri, të zhytur thellë në gjahun e pasurisë. Në këtë të
flamosur demokraci, lufta për para e pasuri mendimin e përhershëm të pasurimit
e vendosi në ballë të veprimit. Shpirtin dhe zemrën i zvogëloi, i ngurosi, i  thau vazhdimisht në vite. Se edhe gruaja e
merr burrin për para e pasuri ose për stolisje. Në këtë të flamosur demokraci, lufta
për para e pasuri bëri që disa shqiptarë në ndërgjegjen e tyre edhe kujtimet
t’i shuajnë. Se dëshira maniake, nuk njeh kufi për të mbushur thesin e
pasurisë. I humb përfytyrimet e vërteta, shpirtin e njeriut e boshatisë. Në
këtë të flamosur demokraci, lufta për para e pasuri bëri një hata të madhe.
Idealet e demokracisë i  ktheu në mirazhe
boshe, që  vetëm në letër kanë vlerë.
Bindjet,mendimet dhe talentet i  ktheu në
mallra që shiten e blihen derë më derë. Në këtë të flamosur demokraci,lufta për
para e pasuri  i shet dhe i blen me çmime
qesharake idealet. Si një copë pëlhurë, si një copë bukë, si portofolat, vilat,
të përdalat….Dhe fare s’ka turp, se për cilën bien daullet. Në këtë të flamosur
demokraci, lufta për para e pasuri është e pabesë, kaotike, se  nga të hedhësh sytë sheh tablo të shitjes së
çdo gjëje. Në këtë të flamosur demokraci, lufta për para e pasuri pushtetit është
në ëndrrën e   kapitalit sepse  në themel prona private i errëson normat.

Prona e para …

Prona e para, idealet
e vetme të cilave u përulet,u beson. Se përfaqesuesit e saj i ka pushtuar fudullëku,
thatësira shpirtërore,e shëmtuara me hipokrizinë gërshetuar. Në këtë të
flamosur demokraci,lufta për para e pasuri është luftë për fitime të mëdha. Eshtë
kryelartësia e një despoti, se qeveritarët, ata, mashtruesit dhe kusarët kanë
të bëjnë gjithmonë, si idioti me lëkurën dhe asnjëherë me zemrën. E kanë kthyer
në pronë dhe femrën. Në këtë të flamosur demokraci,lufta për para e pasuri për
të ndershmen natyrë,është e tmerrshme, është e ndyrë!Ndërsa për
hileqarin,kusarin,për njeriun pa fytyrë,për njeriun fodull e grabitqar që të
ngjallë vetëm neveri,është më e shtrenjtë se sytë e tij. Në këtë të flamosur
demokraci, lufta për para e pasuri është egoizëm pa fre, i vetmi motor
vendimtar i botës së pronësisë. Ata që janë në ballë të kësaj lufte nuk kanë
zemër e shpirt, por vërsulen si një bishë edhe ndaj foshnjës që pi sisë. I bënë
pa din dhe pa iman. I bënë me vese të ulëta, meskine, të trashë dhe egoistë
performanca e tyre është neveritëse. Në këtë të flamosur demokraci, lufta për
para e pasuri rrotën e vërtit nga tarafi, nga ndjenja e verbër, nga interesi
personal, se drejtësia nuk ekziston, nuk e gjen dot në institucion, por shitet
e blihet në pazar, si mishi, si molla, si djathi, pa kandar. Në këtë të
flamosur demokraci, lufta për para e pasuri gjithçka nxjerrë në shitje,gjithçka
që është e shtrenjtë për njeriun e për shoqërinë e mbuluar me petkun e vlerave
false, ku zotëron dukja mbi esencën reale,se lufta për para e pasuri e bënë
njeriun dhe rob të kapriçiove sentimentale. Në këtë të flamosur demokraci, lufta
për para e pasuri është  greminë
tragjike. Ajo e ndanë ëndrrën nga realiteti. Eshtë leva e Arkimedit për një
jetë të ulët,vulgare. Ajo përqafon idealet mediokre, imiton modelet perëndimore,
pa ndjenjë të vërtetë njerëzore. Në këtë të flamosur demokraci, lufta për para
e pasuri e bëri njeriun viktimë të 
parasë, pronës, interesit. Ndaj njeriu i mirë pa dëshirë,nga një mbrojtës
i flaktë i progresit, përfundon pa asnjë mëdyshje si një agjent ekstra-ordiner
i shtetit. Në këtë të flamosur demokraci,lufta për para e pasuri i bëri
borgjezët e rinj në shpirt më të zinj,me një të çuditshme performancë, që
shigjeton dritë neverie, pa kulturë e dije,plot ngushtësi shpirtërore,plot
dredhi, pabesi dhe arrogancë. Në këtë të flamosur demokraci,lufta për para e
pasuri,e bëri kohën të turbullt,me  krizë
veprimi,me mungesë besimi dhe harresë të pathosit ideor. Politikanët e
qeveritarët kalorës të frazës, që mbajnë urë zjarri në dorë. Në këtë të
flamosur demokraci, lufta për para e pasuri nuk është lojë me kukulla, se në
aktivitetin shoqëror u jep mundësi zhvillimi anëve të këqija, të ultë. E bënë
njeriun e kulturuar gjahtar pa princip të suksesit ose  fanatik të tërbuar. Në këtë të flamosur
demokraci, lufta për para e pasuri e bëri njeriun e pamësuar një armë të verbër
në duart djallëzore….Se paraja,kjo shtrigë e mallkuar,kjo sustë e fshehtë e
krimit i  ka çuar njerëzit dorë për dore  në gradën e fundit të poshtërimit. Në këtë të
flamosur demokraci, lufta për para e pasuri nuk është lojë e maces me miun. Ajo
është luftë për jetë a vdekje, është më e madhja përndjekje,që e mbanë të
shtypur njeriun,që jetën e sakaton deri në vdekje. Se demokracia heq e vuan,kur
aspiron për ideale të rreme. Në këtë të flamosur demokraci,lufta për para e
pasuri dhe esencën  e vërtetë të fesë e
drejton nga tarafllëqet politike,nga interesat materiale të njerëzve. Ajo
udhëhiqet nga ndjenja e verbër,nga ndjenja e pamëshirshme e lidhjes së ndjenjës
fetare me impulset më të ulëta, më të frikshme ……Në këtë të flamosur
demokraci,lufta për para e pasuri përpjekjet e njeriut për një jetë më të mirë
i lidh me zinxhirët e nulitetit, me heroin romantik të zbehur,me plane të ulëta
vulgare. Vulën e frymës së kohës me  të
rinjtë e të rejat pa ideale. Në këtë të flamosur demokraci,lufta për para e
pasuri në çfarëdo lloj allishverishi dhe në çdo lloj krimi performon e veshur
si çupëkat e udhëve. Ndaj duhet të ndodh një mrekulli,që një dashuri e
pastër,që një dashuri fisnike, të lulëzojë në zemrën e një prostitute. Dhe kjo
mrekulli e ka emrin Reformë në Drejtësi.