Lezhë, ISHSH inspektim për garantimin e një turizmi të sigurtë dhe të shëndetshëm

122
Zona turistike e Lezhës është inspektuar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor. Pjesë e kontrolleve kanë qënë hotelet, restorantet, subjektet prodhuese e ato tregtare. Por edhe sistemet e ujit të pijshem e deri tek impiantet e përpunimit të ujërave të zeza dhe ndalimi i derdhjeve të tyre në det.
Në terren ka zbritur vetë kreu i ISHP-së, Eltar Deda, i cili theksoi se zonat turistike tashme kanë vëmendjen kryesore për shkak edhe të fluksit të pushuesve.
Eltar Deda: Krijimi i kushteve për një sezon turistik të sigurtë dhe të shëndetshëm na bën ne si strukturë të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të jemi të kudo ndodhur, në të gjitha ato zona ku popullohen tashmë për të kaluar këtë periudhë të nxehtë, kryesisht nëpër plazhe. Edhe këtu në plazhin e Shëngjinit, në këtë zonë ne jemi fokusuar në inspektimn e të gjithë Ujësjellësave, të të gjitha kaptazheve të tyre. Po kështu në të njëjtën kohë monitorojmë të gjitha subjektet janë të pajisuara apo jo me gropa septike si dhe me devijimine tubacioneve të ayre subjekteve që në mënyrë jo të rregullt bëjnë derdhjen e tyre në det.
Kryeinspektori, Eltar Deda, shtoi se monitorimi do të vijojë gjatë gjithë sezonit turistik, si një domosdoshmeri për të parandaluar krijimin e problematikave shëndetësore.