PPSH-ja projektoi ndryshimin e regjimit që pushteti politik të rikalonte në duart e shërbëtorëve të saj
Sot është 8 dhjetor 2014. Plot 25 vite më parë, në qytetin “Studenti” nisi një protestë e drejtuar nga bijë e bija komunistësh, studentë në degë që u jepeshin vetëm bijve e bijave të besuar të drejtuesve e shërbëtorëve besnik të PPSH dhe diktaturës komuniste. Pas tyre, u futën në lojë pedagogë të privilegjuar, bijë komunistësh e drejtuesish të PPSH, të cilët iu bashkuan me “guxim” lëvizjes studentore. Kjo lëvizje antikomuniste nisi në mbarë vendin. Edhe në rrethe e qytete të Shqipërisë, ashtu si në Tiranë, në krye të lëvizjes ‘anti-komuniste” u vunë të parët bijë dhe bijat e komunistëve dhe drejtuesve të lartë lokalë të PPSH e të diktaturës. Madje, prej tyre u krijuan dhe u drejtuan edhe grupet nismëtare dhe degët e PD e të partive të tjera opozitare. Ishte koha kur qëllimisht, ish-pushteti komunist nuk po i nxirrte nga burgjet politike kundërshtarët realë të komunizmit, gjersa të krijonte partitë dhe kupolat drejtuese të partive gjoja “anti-komuniste”. Në 12 dhjetor 1990, katër ditë pas lëvizjes së 8 Dhjetorit, komunistë, që kishin uzurpuar lëvizjen gjoja anti-komuniste, u njoftuan nga partia komuniste se ishte miratuar krijimi PD. Madje, për të krijuar besimin e PD si “parti antikomuniste”, në janar 1991 pushteti komunist pranoi “ultimatumin” e PD për të liruar të burgosurit politikë! Kjo ishte lëvizja. Brenda muajit shkurt 1991 në Shqipëri ishin krijuar gjithë degët e PD dhe gjithë partitë opozitare gjoja “anti-komuniste”. “Çudia” ishte se kryesia e PD në qendër dhe ato në rrethe, drejtoheshin nga drejtorë, mësues, drejtues të PPSH, të organizatave të rinisë, gruas, bashkimeve profesionale, të gjithë bijë e bija të komunistëve, të tjetërsuar, befasisht si me “pult”, në… “anti-komunistë të tërbuar”! Çfarë kishte ndodhur? Ishte tradhtuar PPSH, apo ishte skemë e PPSH për të vazhduar pushtetin në demokraci, me bijtë dhe shërbëtorët e saj? PPSH krijoji gjithë lëvizjen, jo si demokraci, por si metamorfozë nëpërmjet platformës gorbaçoviane “Katovica”. Nëpërmjet strukturave të larta drejtuese të PPSH në qendër e në rrethe, nën mbikëqyrjen e organeve të sigurimit të shtetit u hartuan “listat përzgjedhëse” me individë, që do të hidheshin në veprim, si “anti-komunistë” dhe që do të themelonin, drejtonin e kontrollonin “frontin opozitar demokratik” dhe pushtetin që formalisht do të zëvendësonte pushtetin komunist 45 vjeçar. Në këto lista individësh e grupesh “anti-komuniste”, u futën vetëm të besuarit e diktaturës komuniste, nga nëpunës të thjeshtë, deri sekretarë të parë të PPSH e Bashkimit të Rinisë Komuniste, anëtarë e kandidatë të KQ të PPSH, ambasadorë, drejtues të lartë të frontit demokratik, bashkimeve profesionale, hetues, gjyqtarë, prokurorë, gazetarë e drejtues të gazetave komuniste, poetë, shkrimtarë, drejtues të institutit M-L, aktorë filmash, shefa sigurimi, profesorë të propagandës komuniste, profesorë universitetesh e deri sekretarë e shërbëtorë të drejtuesve të lartë të udhëheqjes së lartë të diktaturës. Këta u shfaqën befasisht në krye të lëvizjes, u vendosën në krye të saj dhe nisën propagandën e egër “anti-komuniste”, nën thirrjet për “demokraci”. Madje, drejtuesit e gazetave të diktaturës caktuan stafet dhe drejtuan edhe gazetat “anti-komuniste”. Në listën emërore themeluese të PD, prej 345 personash, vetëm 24 nuk ishin “figura” të regjimit komunist në qendër e në rrethe, ndërsa 321 ishin profesorë të njohur komunistë, intelektualë propagandues të ideologjisë komuniste, gazetarë e drejtues të shtypit komunistë, drejtues të PPSH e rinisë në qendër dhe rrethe, këshilltarë, drejtues sektorësh mjekësie, mjekë të familjeve të bllokistëve, poetë, shkrimtarë, muzikantë, aktorë, ushtarakë të lartë, piktorë, skulptorë, sekretarë, familjarë të kupolës komuniste, shefa sigurimi, prokurorë, hetues, gjyqtarë e deri xhelatë birucash e burgjesh të diktaturës komuniste. Vetëm këta u veshën me “pardesy të bardha”. Vetëm ata uzurpuan partitë politike. Vetëm ata krijuan stafet dhe kupolën e pushtetit demokratik të vitit 1992, duke na krijuar këtë katrahurë e shkatërrim që po… “gëzojmë” sot, 25 vite pas 8 Dhjetorit 1990, kësaj farse që sajoi dhe realizoi me sukses ish-kupola e pushtetit komunist.
Ja 12 udhëzimet dhe zbatimet e platformës “Katovica”
Saktësisht, në datën 21 tetor 2013, në një prononcim për gazetën “Telegraf”, ish-nëpunësi i një zyre sekretariati në ish-Komitetin Qendror të PPSH, zoti Ilo Kodra, konfirmonte deklarimin e Prof. Servet Pëllumbi, se ndryshimet politike në vitin 1990, nisën me porosi të udhëheqjes së lartë të ish-diktaturës komuniste, duke përdorur me sukses skemën e “Katovicës”, të cilën në mënyrë të kamufluar e futi në veprim Ramiz Alia. Kjo platformë u fut në veprim, u menaxhua dhe u zbatua me sukses nga udhëheqja e PPSH në fillimet e lëvizjes së dhjetorit 1990, në krijimin dhe caktimin e kupolës së PD, pas marrjes së pushtetit prej PD, deri në suksesin e saj të plotë. Sot pas 25 vjetësh, konstatojmë se platforma “Katovica” u zbatua me sukses prej kupolës komuniste të PD, uzurpuar dhe komanduar nga Sali Berisha, sekretari PPSH dhe komunisti ekstremist e besnik i diktaturës. Por, cili ishte buletini “Katovica”, ky udhërrëfyes që “serviri” si “demokraci regjimin komunist me bijtë dhe shërbëtorët e komunistëve? Ja 12 udhëzimet e “Katovicës” të dhëna nga Ramiz Alia në vitin 1990 dhe zbatimi i tyre në Shqipëri.
KATOVICA: Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne dhe programet e themelimit të tyre, duhet t’i formulojmë ne. Në drejtimin e këtyre partive, duhet të vendosim njerëz që të jenë besnikët tanë dhe në vazhdimësi të përkrahin strategjinë tonë.
ZBATIMI: Komunistët dhe shërbëtorët e saj të çdo sektori krijuan PD, por programin e saj e morën të gatshëm në vilat dhe zyrat e diktaturës
KATOVICA: Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës anti-komuniste.
ZBATIMI: PD në 22 mars 1992 mori pushtetin dhe komunistët e desantuar në krye saj, së bashku me shërbëtorët e diktaturës komuniste, sa për dekor nisën të shanin komunizmin dhe prej 25 vitesh vazhdojnë ta shajnë atë me “rrënjë e me degë”.
KATOVICA: Ata që janë nëpër burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit anti-komunistë, sigurisht që do të na shajnë. Por edhe pse këta na urrejnë, duhen afruar me marifet dhe do ta shihni që do të na vijnë afër e do të na përkrahin.
ZBATIMI: Kjo skemë u zbatua me sukses e marifet nga Sali Berisha, i cili u hoq si “anti-komunist” dhe si “mik” i ish-të dënuarve politikë.
KATOVICA: Të përndjekurit, do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të ndryshme, por jo të rëndësishme, por kurrë nuk do t’i lëmë të na përvetësojnë pushtetin.
ZBATIMI: Kësaj shtrese, pushteti komunist i PD i vitit 1992, veshur me “lëvozhgë demokratike”, u dha nga një punë e post pa rëndësi në administratë, por asnjëherë nuk u dha pushtet qendror, duke mos i lejuar të bëheshin dominues dhe drejtues të lartë politikë të PD e të pushtetit të saj.
KATOVICA: Në zbatim të të drejtave të njeriut, të përndjekurve politikë, duhet t’u japim edhe kompensimin në para, të burgosurit politikë t’i kompletojmë me komoditete banimi.
ZBATIMI: Pushteti i PD-së i vitit 1992, nxori ligje e vendime dhe nisi t’u jepte disa lekë-letra me vlerë false si kompensim të burgosurve politikë, një pjese u dha dhe apartamente banimi, pastaj i braktisi, i mashtroi e i dhunoi.
KATOVICA: Të kemi kujdes nga fëmijët e të persekutuarve politikë, pasi ata vetë janë aq pleq apo të sëmurë, sa mezi qëndrojnë në këmbë.
ZBATIMI: Kupola komuniste e PD, ofroi në PD të burgosurit politik të moshuar që ishin në prag të vdekjes, ndërsa fëmijët e tyre i la jashtë PD-së, duke futur edhe përçarjen mes tyre.
KATOVICA: Fëmijëve të të burgosurve politikë, këtij brezi që përbën rrezik për vazhdimësinë e pushtetit tonë e të fëmijëve tanë, t’u japim pasaporta për t’u larguar nga Shqipëria dhe me kaq, do të jenë të kënaqur e ne do jemi të qetë.
ZBATIMI: kupola e pushtetit komunist të PD, nxori një ligj të posaçëm që të parët të pajiseshin me pasaporta për jashtë shtetit fëmijët e të burgosurve politikë dhe të mos pengoheshin për të dalë jashtë kufijve dhe pasi ata largoheshin jashtë shtetit, u niste ultimatume kërcënuese të mos ktheheshin në Shqipëri, se gjoja “u rrezikohej jeta”.
KATOVICA: Të sekuestruarve, pra ish-pronarëve do t’u japim nga një copë letër false në dorë që t’u njihet prona, por pronat nuk do t’ua japim kurrë, ato duhet të përfundojnë në pak duar, kjo arrihet duke bërë ligje që t’i ngatërrojmë ata me njëri me tjetrin nëpër gjyqe e konflikte pa fund.
ZBATIMI: Ky fakt nuk ka nevojë për koment, mbasi kupola komuniste e pushtetit të PD e zbatoi me përpikmëri, duke shpërndarë letra false për njohje e kthim prone, por që nuk i ktheu kurrë ato, duke i futur ish-pronarët në hasmëri, gjyqe e konflikte pa fund.
KATOVICA: Shumë intelektualë do të na kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi, duke u dhënë ndonjë punë në zyra sa për t’u mbyllur gojën.
ZBATIMI: Intelektualëve që ishin realisht kundër lëvizjeve demokratike dhe atyre që dolën realisht kundër diktaturës, iu dhanë vende pune në pushtetin e ri të PD dhe ata e mbyllën gojën.
KATOVICA: Që të jemi të besueshëm si anti-komunistë tek anti-komunistët e vërtetë, duhet të bëjmë një propagandë ekstreme kundër komunizmit, madje të shajmë edhe familjet tona.
ZBATIMI: Kupola komuniste e PD-së, organizoi dhe vazhdon edhe sot pas 25 vitesh një propagandë ekstreme e të shfrenuar false gjoja anti-komuniste deri tek fisi i vet, duke fituar besimin e anti-komunistëve e duke u vendosur në krye të të djathtës fiktive.
KATOVICA: Pushteti që do vijë në fuqi, që do të jetë yni dhe i komanduar nga ne, ai do të bëjë disa ndëshkime të vogla sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë komuniste, por pa pasoja, ndaj të mos kemi frikë, sepse gjithçka është studiuar me kujdes.
ZBATIMI: Kështu veproi kupola komuniste e pushtetit të PD në vitin 1992, bëri disa gjyqe farsë e qesharake kundër kupolës së diktaturës, duke i dënuar ata simbolikisht për shpenzime kafesh e impulse telefonash shtëpie, ndërkohë që duheshin dënuar për krime kundër njerëzimit, ndaj dhe ata qeshnin në sallat e gjyqeve dhe jetonin me komoditete në burgje.
KATOVICA: Ne komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm të jemi ne dhe njerëzit tanë dhe brenda 2-3 legjislaturash pushtet, do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes.
ZBATIMI: Kjo u zbatua plotësisht dhe tashmë është realitet. Ish-komunistët që bënë sikur përmbysën pushtetin e tyre dhe sikur sollën demokracinë ishin kapitalistët e parë shqiptarë dhe tashmë, ata janë edhe sundues të politikës.
Statistikë, 25 vite pas 8 dhjetorit ‘90
Nga 345 nismëtarët, 36 kanë vdekur
Nga 345 nismëtarët, 217 janë përjashtuar e larguar me intriga e dhunë
Janë quajtur misionarë të komunistëve 284 persona
Janë larguar jashtë Shqipërisë si emigrant 258 persona
Nga 345 nismëtarët, 1 është vrarë si deputet
Nga 345 nismëtarët, 311 janë akuzuar si spiunë
Nga 345 nismëtarët, 46 janë bërë pre e dhunës fizike të kupolës së PD
Nga 345 nismëtarët, vetëm 2 janë ende në kupolën e PD
Ja 13 personat, të cilëve pushteti PPSH u dorëzoi aktin e themelimit të PD
Sali Berisha
Aleksandër Meksi
Arben Lika
Arben Demeti
Alma Bendo
Azem Hajdari
Blendi Gonxhe
Edmond Budina
Eduard Selami
Gramoz Pashko
Ilir Miftari
Merita Zaloshnja
Shenasi Rama
Ja 345 anti-komunistët, që shpërthyen të parët kundër diktaturës komuniste
Sali Ram Berisha, kardiolog
Aleksandër Gabriel Meksi, historian arkitekture
Azem Shpend Hajdari, student
Gramoz Josif Pashko, ekonomist
Edmond Janaq Budina, pedagog
Bardhyl Rexhep Reso, inxhinier
Arben Fahri Imami, regjisor, pedagog
Genc Pëllumb Ruli, ekonomist
Preç Gjon Zogaj, gazetar
Genc Stefanaq Pollo, arkeolog
Eduard Aqif Selami, estet
Merita Xhevit Zaloshnja (Hoxha), ekonomiste
Shinasi Ali Rama, poet
Arben Ramiz Lika, student
Blendi Agim Gonxhe, student
Tefalin Gjovalin Malshyti, student për anglisht
Arben Faik Meçe, pedagog ndërtimi
Arben Ali Demeti, pedagog, inxh. elektrike
Bexhet Mehdi Reso, doktor veteriner
Zenel Mustafa Hoxha, inxhinier
Arjan Murat Manahasa, student arkitekture
Frrok Mark Çupi, gazetar
Edlira Bedri Dedja, pianiste
Lazër Pal Stani, gazetar
Gazmend Ahmet Mahili, student
Eduard Xhevit Zaloshnja, pedagog ekonomi agrare
Robert Musa Mane, inxhinier
Albert Pilo Jerasi, pedagog
Leonard Todi Gremi, pedagog
Edmond Astrit Nemërçka, mësues
Gëzim Mahmut Shima, inxhinier gjeolog
Rasim Mal Hasanaj, mësues
Refit Maske Nushaj, mekanik
Petrit Nevruz Ruka, skenarist
Edmond Vani Trako, pedagog, mjek
Shkëlqim Nezir Daja, regjisor
Ndriçim Xhavit Xhepa, aktor
Konstandin Minella Kapo, inxhinier
Albert Lutfi Shehu, mekanik
Agron Simon Çika, mekanik
Klement Kostaq Shahini, mekanik
Tomor Maske Nushaj, inxhinier
Bujar Kasem Ballo, inxhinier
Kreshnik Ramadan Ndreu, inxhinier
Robert Janaq Budina, student, regjizurë
Bashkim Rexhep Omeri, inxhinier mekanik
Flamur Arif Koçi, regjisor
Abaz Muharrem Veizi, mekanik
Yzeir Agim Muço, inxhinier
Tomor Sali Kokona, koreograf
Ardian Mandi Petrollari, student
Shahin Halit Kadare, mjek
Alma Mete Bendo, studente
Petrit Lirak Dodbiba, K. Sh. Kimike
Bashkim Fehmi Sala, Inxh. elektrike
Fatos Bejto Osmanaj, zv. drejtor i Përgjith. Art. eksp-importi
Rexhep Mustafa Karapici, inxhinier
Vladimir Myrfet Spaho, biolog
Shaban Rexhep Memia, K. Sh. Biologjike
Gëzim Rasim Koçi, student
Enver Hasan Mustafaj, pedagog
Elda Dhimitër Nuni, (pa firmë e të dhëna)
Alfred Rrok Gemi, student, Inst. ILKF
Mimoza Mihail Zhamo, (pa firmë e të dhëna)
Ilir Ismail Dizdari, student, inxh. elektrike
Zef Ndue Brozi, jurist, (mungon firma)
Ardi Pirro Stefa, student për gjuhë-letërsi
Ilenja Spiro Mëhilli, studente filozofi
Emin Edmond Barçi, ekonomist
Blend Mario Ashiku, mësues
Bedri Xhevit Sakaj, mësues
Ridvan Adnan Peshkëpia, student arkitekture
Arben Beqir Broçi, student
Dervish Rexhep Kurteshi, mësues
Arben Sami Basha, pedagog
Misret Idriz Sahiti, mësues
Ndue Ndue Lugja, student gjeologji-miniera
Dritan Durim Koçia, student biokimi
Arsen Dule Çaushi, student, inxh. mekanike
Përparim Njazi Demi, inxhinier, metalurgji
Sokrat Andon Nesturi, inxhinier mekanik
Ernest Ndue Marku, student, inxh. mekanike
Ilirjan Xhelo Beqiri, student, pol. shoqërore
Genci Qirjako Anastasi, inxh. mekanik
Ilir Muharrem Caci, student, inxh. mekanike
Admirim Xhevahir Xhindi, student, fizikë
Sokrat Gaqo Loli, bibliograf
Pandeli Arqile Çavo, teknik
Edmond Lavdosh Dulaj, historian
Luan Hodo Hoxha, punëtor
Ardian Ramazan Saraçi, inxhinier
Ilir Dhimitër Vreto, teknik
Dilaver Esat Ismaili, teknik
Besim Ramazan Mamaçi, inxhinier
Gjergji Mihallaq Stoja, teknik
Skënder Stavro Pashko, teknik
Bujar Vasfi Barçi, ekonomist
Kastriot Enver Qollia, elektronik
Arben Ndreko Rino, inxhinier
Fatmir Ismail Behluli, nëpunës
Ilir Teki Malindi, jurist, nëpunës
Fatmir Ali Tole, piktor
Agim Avni Buxheli, operator
Agron Ymer Domi, operator
Ali Zenel Sata, teknik
Ilir Myftar Myftari, Inxh. elektrik
Thanas Koço Qirinxhi, mësues (muzike)
Altin Sotiraq Gjergo, student (mekanik)
Artan Avduraman Mezini, punëtor
Mevlan Seit Shanaj, regjizor
Agron Vehbi Bala, redaktor
Bashkim Malo Zahaj, skenograf
Rexhep Ali Aliaj, piktor
Sulejman Halit Mato, shkrimtar
Zyber Fadil Dashi, këngëtar
Hektor Prokop Glini, inxhinier
Lulëzim Haxhi Çollaku, teknik
Sotir Llambi Qiriaqi, teknik
Dhurata Nuredin Zoto, zooteknik
Andrea Filip Lako, student (juridik)
Konstandin Naum Qarri, student, inxh. nafte
Artan Edi Asllani, student, inxh. elektrike
Ervin Petrit Peshkëpia, student, inxh. elektrike
Ilir Haki Zylfi, student, inxh. elektrike
Rezart Fejzi Muja, student, inxh. elektrike
Labeat Ndrece Jakaj, student, inxh. elektrike
Ilir Dalip Kurti, student, inxh. elektrike
Besnik Mehmet Bajra, student, inxh. elektrike
Arben Aleksandër Tashko, pedagog
Petraq Dhimitër Shamo, pedagog
Lutfi Hysni Saqe, inxhinier
Leonard Pavlli Gjini, pedagog
Esat Abdulla Emiri, pedagog
Kristaq Koço Strakosha, pedagog
Vehbi Islam Sallaku, laborant
Emil Gaqo Prodani, inxhinier
Vladimir Jorgo Shahini
Mimoza Pëllumb Pashko
Bujar Nezir Bujari
Shpendi Luan Kubarçe
Artan Guri Shytaj
Ilirjan Themo Kaxhiani
Franc Frederik Ceroni
Eduard Isa Dervishi
Artan Arshi Taullai
Stavri Milo Marko
Kastriot Dilaver Sulçe
Ferdinand Aqif Mara
Edmond Betim Kertusha
Jorgo Vasil Ferra
Arben Irakli Prifti
lndrit Pandeli Siapeta
Arben Bektash Ismaili
Adriatik Avni Hazerai
Shuaip Selfa Beqaj
Mirush Hamdi Deliallisi
Ilir Qabir Hysi
Taulant Tefik Bityraku
Altin Hamit Qoshja
Dashamir Hamit Shehi, ekonomist
Jakov Sllavko Plevneshi, murator
Hysen Zyhdi Saraçi, mekanik
Edgar Rahmi Myzyri, mekanik
Edmond Jordo Mosko, elektriçist
Jaho Zeqir Zeqo, inxhinier
Nexhat Zim Gjinali, inxhinier
Sokol Rafet Shalci, teknik
Vladimir Myfit Maliqi, teknik
Vangjel Sotir Kozma, teknik
Mina Pandi Cani, teknik
Nesip Petrit Kavi, teknik
Llambi Kristaq Pepo, teknik
Arian Muharrem Gjikondaj, inxhinier
Piro Sokrat Gjini, inxhinier
Lili Nastas Dhame, Kandid. Shk. Inxhinierike
Skënder Xhaferr Allkja, inxhinier
Dhurata Qemal Leka, inxhinier
Luljeta Xhezmi Mebelli, inxhinier
Adnan Xhemal Samarxhiu, inxhinier
Sinan Mane Brahaj, nëpunës
Gjon Bib Leka, inxhinier
Qazim Tahir Striniqi, inxhinier
Remonda Kareman Prendi, teknike
Fadil Sulejman Sallufi, inxhinier
Kostaq Stilian Kaskaviqi, arkitekt
Viktor Resmi Hebibasi, pedagog
Koço Vangjush Bode, inxhinier
Ardian Ismail Shehu, inxhinier
Kont Rrok Rrjolli, pedagog
Paulin Vase Kola, pedagog
Saimir Ahmet Lolja, pedagog
Herkole Pirro Sava, pedagog
Lulëzim mil Hamelli, pedagog
Ejup Adem Gashi, arsimtar
Rinush Fetah Idrizi, studiues
Luan Rasim Pirdeni, pedagog
Vasilika Andon Strakosha, nëpunëse
Bashkim Osman Gazidede, pedagog
Drini Nuredin Zota, elektronist
Ilirjan Çajup Rusmali, jurist
Nikolla Pandeli Janina, matematikan
Eduard Skënder Dragoti, pedagog
Stefan Dhimitër Dhimitri, pedagog
Dhimitër Mihal Doka, pedagog
Behar Sinan Xhodia, student
Klid Anton Thani, student
Sadik Muhedin Sadikaj, student
Hektor Haxhi Kapllani, student
Gerti Ilia Kuqi, student
Indrit Hysen Qerimi, student
Gentian Sotir Kreci, student
Arben Jakup Ibroja, student
Luan Xhemal Meçja, student
Kristaq Nasi Lipe, student
Shkëlqim Mehmet Kalaja, student
Flamur Riza Boja, student
Eduard Spiro Toni, student
Kiço Ilia Muzina, student
Arben Ali Sadiku, student
Edmond Ilia Xhomaka, student
Thanas Anastas Mitro, student
Sajmir Mustafa Avxhiu, student
Artur Shpëtim Nepravishta, student
Besnik Azem Kaloshi, student
Jani Rako Ziso, inxh. elektrike
Ante Jorgo Koja, ekonomist
Martin Pëllumb Toto, inxhinier
Ilir Petrit Radovicka, inxhinier
Ramazan Abdurrahman Hysa, gazetar
Fatmira Shemsi Haxhiu, shkrimtare
Engelfrida Andrea Idrizi, kritike letrare
Edmond Skënder Tupja, përkthyes
Odise Kristo Grillo, shkrimtar
Fatos Baki Kongoli, shkrimtar
Sevim Hilmi Arbana, botuese
Elsa Robert Ballauri, shkrimtare
Dragush Seit Canka, mjek
Ivoni Kristaq Reso, shkrimtare
Theodhora Theofan Nepravishta, arsimtare
Dritan Vasillaq Shano, student
Dhori Sotir Zoto, punëtor
Gazmend Shezai Shpata, student
Izet Idriz Haxhia, student
Neki Llambi Dervishi, student
Ardian Mehmet Mehmeti, student
Eduard Luan Prodani, inxhinier
Zamir Bedri Shehu, student, ekonomik
Demir Aqif Sakaj, student, kimi industriale
Artur Rexhep Zuriqi, student, kimi industriale
Skënder Musa Milaqi, studnet, mekanikë
Leonard Sami Kajtalli, student, kimi industriale
Aleks Gjergo Andoni, student, kimi industriale
Nereida Sami Kapisyzi, studente, fizikë
Valbona Dilaver Bedini, studente, fizikë
Lindita Ramadan Drinziu, studente, fizikë
Mimoza Bajram Sinani, studente, fizikë
Lindita Enrik Vukaj, studente, fizikë
Arleta Preng Gjoka, student, fizikë
Adnand Asim Berdica, student, filozofi
Helidon Ylvi Tahiri, student, filozofi
Fatjon Ali Batku, student
Përparim HALILI