Legalizimet, Lame: Shtyhet deri në 31 janar procesi i vetëdeklarimit

469
Sigal

Të gjithë qytetarët që duan të vetëdeklarojnë ndërtimet pa leje tani do të kenë afat deri në 31 janar 2015. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, në një konferencë për mediat njoftoi këtë masë të marrë, pas konultimeve dhe me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se kjo masë merret për t’iu dhënë mundësi qytetarëve të përfshihen në procesin e legalizimeve. Një tjetër pikë sipas kreut të ALUIZNI-t është dhe ardhja e emigrantëve për festat e fundvitit, që sipas tijnjë pjesë e mire e emigrantëve kanë probleme me legalizimet.