2 anëtarët e Gjykatës së Lartë Nishani kërkon bashkëpunim

506
Sigal

nishaniPas “ngërçit” për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Presidenti Bujar Nishani iu ka dërguar një letër krerëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndryshe nga herët e tjera, ku Nishani i thërriste në Presidencë për bisedime krerët e grupeve parlamentare, në letrën e tij ai kërkon bashkëpunimi në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve konkrete dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

Në letrën drejtuar Gramoz Ruçi, Edi Palokës, Petrit Vasilit, Shpëtim Idrizit dhe Fatmir Mediut, kreu i shtetit shkruan se kërkon bashkëpunimin e partive politike.

“Në kuadër të këtij procesi bashkëpunimi, duke i konsideruar dhe vlerësuar mendimet tuaja të rëndësishme, lutemi të na i dërgoni ato brenda datës 5 Janar 2015”, shkrihet në letrën e Nishanit.