Kush do i fusë burgjet në burg?

675
Sigal

Burgjet dhe institucione të tjera shtetërore që nuk paguanin energjinë elektrike. Ja lista

Burgjet janë institucionet që këto ditë u mbushën plot me qytetarë të cilët kanë përvetësuar në mënyrë të padrejtë, apo nuk kanë paguar energjinë elektrike. Por, ndërkohë, drejtuesit e burgjeve kishin harruar që edhe ata vetë nuk e kishin kryer, apo e kishin shmangur pagesën e enrgjisë elektrike. Duhej që këtë gjë tua kujtonin vizitorët e rinj. Dhe meqë burgjet janë institucione që rehabilitojnë banorët e tyre të përkohshëm, apo dhe të përjhershëm, për shkak të shkeljes së ligjit, po drejtuesit e tyre të papërgjegjëshëm, apo dhe të institucioneve të tjera të shtetit, që edhe këta si qytetrrët e thejshtë (të varfër apo hajdutë) nuk paguajnë enrgjinë, kush do t’i rehabilitojë? Pra, kush do i fusë burgjet (drejtuesit e burgjeve) në burg?! Ironia qëndron në faktin se burgjet, shkelësit e ligjit në këtë rast (mospagesa e enrgjisë dënohet me burg) duhet të rehabilitojnë qyterët që shkelin ligjin. Ironia qëndron edhe në faktin se një drejtor i OSHEE-së (në Lushnje), i cili vidhte enrgjinë, kontrollonte qytetarët dhe vendoste se kush prej tyre do të hynte në burg. Pra, mesa duket, qeveria po vepron me dy standarde në aksionin e energjisë elektrike. Çdo ditë, arrestohen dhe burgosen dhjetëra qytetarë pse nuk kanë paguar energjinë elektrike apo për lidhje të paligjshme, ndërsa institucioneve shtetërore, apo dhe drejtorëve të mëdhenj që nuk paguajnë/vjedhin energjinë vazhdojnë normalisht përditshmërinë e tyre. Qindra qytetarë në gjendje të rëndë ekonomike, që nuk kanë asnjë mundësi për të siguruar as bukën e gojës, arrestohen dhe mbahen në burgjet e tejmbushura, pse nuk kanë paguar energjinë. Por nuk ndodh kështu me burgjet (administratën e tyre), që edhe pse nuk e paguajnë energjinë, jo vetëm që nuk futen në burg si qytetarët e thjeshtë, por hapin dyert për të “edukuar kriminelët” që nuk paguajnë energjinë.

 

Burgjet që “u kujtuan” të paguajnë energjinë

Institucionet shtetërore janë mospaguesit më të mëdhenj të energjisë elektrike. Nga borxhi i akumuluar në vite nga mosarkëtimet në sistemin e shpërndarjes, në dhjetor 2013 shuma ishte mbi 1.1 miliardë dollarë. Dhe, gjysma e kësaj shume nuk është arkëtuar pikërisht nga institucionet zyrtare, të cilat nuk paguajnë energjinë elektrike. Por, mesa duket, kanë filluar të kryhen transaksionet e para nga ana e institucioneve shtetërore, përfshire dhe burgjet, në pagesën e energjisë elektrike. Nga tabelat me të dhëna nga shpenzimet publike në portalin “Open Spending Albania”, vihet re se 4 burgjet më të mëdha të vendit kanë filluar të paguajnë vetëm tani në nëntor fatura të energjisë elektrike të papaguara që në janar të këtij viti, duke derdhur në arkën e OSHEE-së rreth 47, 5 milionë lekë, si më poshtë:

Burgu 313 Tiranë ka paguar në 11 nëntor 5,955,740 lekë;

Burgu Lezhe ka paguar në 6 nëntor 16,489,232 lekë;

Burgu Lushnje ka paguar në 26 nëntor 5,625,370 lekë;

Burgu Peqin ka paguar 2 herësh, në maj dhe shtator 15,516,610 lekë gjithsej.

Gjithashtu vihet re se edhe institucione të tjera shtetërore kanë filluar të shlyejnë detyrimet e tyre ndaj operatorit të shpërndarjes së enrgjhisë duke shtuar në arkën e OSHEE-së (së bashku me burgjet) 265,384,242 lekë.

Institucion Buxhetor Perfitues Dege Thesari Vlera Date regjistrimi Date ekzekutimi Nr fature Kategori Shpenzimi Pershkrim fature
Autoriteti Rrugor Shqiptar (3535) OPERATORI I SHPERNDARJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE Tirane 5,520,440 2014-09-22 2014-09-24 84710060542014 Elektricitet 1006054 ARSH – 602 Shkresa Nr 6252 dt 16.09.14 Fat Nr. 615564786 Dt 11.09.14 Periudha 31.07.14-30.08.14 & Kontrata Nr. 138977
Autoriteti Rrugor Shqiptar (3535) CEZ SHPERNDARJE Tirane 5,021,465 2014-07-23 2014-07-25 64910060542014 Elektricitet 1006054 ARSH – Shkresa Nr 4964 dt 22.07.14 Fat Nr. 610760400 Periudha 31.05.14-30.06.14 & Kontrata Nr. 138977 Nr 607350754 Dt 13.06.14
Autoriteti Rrugor Shqiptar (3535) CEZ SHPERNDARJE Tirane 8,000,000 2014-04-01 2014-04-03 6910060542014 Elektricitet 1006054 ARSH – 602 Shkresa Nr 821/4 Dt 25.03.14 Diferenca nga faturat e viteve 2009-2010-2012 Kontrata Nr. 138977 Nr 607350754
Bashkia Vlore (3737) OPERATORI I SHPERNDARJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE Vlore 5,649,919 2014-10-27 2014-10-28 52121460012014 Elektricitet 2146001 ENERGJI BASHKIA 2146001 MAJ- QERSHOR -KORRIK
Burgu 313 Tirane (3535) OPERATORI I SHPERNDARJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE Tirane 5,955,740 2014-11-11 2014-11-12 11410140092014 Elektricitet 1014009 IEVP Paraburgimi”J.Misja” energji 2013-2014 sipas permbledheses,kont nr TR1C020021054307
Burgu Lezhe (2020) OPERATORI I SHPERNDARJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE Lezhe 16,489,232 2014-11-06 2014-11-07 18710140082014 Elektricitet 1014008 BURGU LEZHE PAG FAT DHJETOR 2013,FAT JANAR-KORRIK 2014 PER KONTRATEN D 17484
Burgu Lushnje (0922) OPERATORI I SHPERNDARJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE Lushnje 5,625,370 2014-11-26 2014-11-27 12510140032014 Elektricitet 1014003 I.E.V.P. Lushnje Sa xhirojme per shlyerje te fatures se energjise per muajin Tetor 2014 Fat Nr. 617935136, kontrata D 93840,Periudha e faturimit shkurt 2013 – Tetor 2014
Burgu Peqin (0827) OPERATORI I SHPERNDARJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE Peqin 6,096,972 2014-09-19 2014-11-18 7710140072014 Elektricitet 1014007 Energji elektrike nga Burgu Peqin per muajinprill maj qershor,korrik gusht 2014 nr kontrat 163236 fatur nr 612031139,613209162,614387313,615566292
Burgu Peqin (0827) CEZ SHPERNDARJE Peqin 9,419,638 2014-05-30 2014-05-30 42101140072014 Elektricitet 1014007 Energji nga Burgu Peqin per muajin janar shkurt mars 2014 kontrate nr163236 fatur nr 607351380,608517430,609684537 dt 31.01.2014,28.02.2014,31.03.2014
Nd-ja Mirembajtja Rruga (0808) CEZ SHPERNDARJE Elbasan 5,000,000 2014-05-09 2014-05-12 11321090142014 Elektricitet 2109014 Nd Sherb Publike ndricim rrugor ,sipas listes dorezuar ne Cez janar shkurt
Ndermarja e punetoreve nr. 2 (3535) OPERATORI I SHPERNDARJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE Tirane 9,389,080 2014-11-26 2014-11-26 21921011552014 Elektricitet 2101155 Nderm.nr 2 punet ENERGJI FAT TETOR 2014
Ndermarja e punetoreve nr. 2 (3535) OPERATORI I SHPERNDARJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE Tirane 6,000,000 2014-11-03 2014-11-04 19721011552014 Elektricitet 2101155 Nderm.nr 2 punet ENERGJI FAT 30.09.2014 PERMBLEDHESE
Ndermarja e punetoreve nr. 2 (3535) OPERATORI I SHPERNDARJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE Tirane 7,376,325 2014-10-23 2014-10-24 19321011552014 Elektricitet 2101155 Nderm.nr 2 punet ENERGJI PERMBLEDHES 31.08.14 KONT 149
Ndermarja e punetoreve nr. 2 (3535) OPERATORI I SHPERNDARJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE Tirane 7,481,826 2014-09-12 2014-09-15 15921011552014 Elektricitet 2101155 Nderm.nr 2 punetENERGJI KONT 149 2014 30.07.2014
Ndermarja e punetoreve nr. 2 (3535) CEZ SHPERNDARJE Tirane 8,775,585 2014-08-19 2014-08-20 143210111552014 Elektricitet 2101155 Nderm.nr 2 punet ENERGJI FAT 126 DT 15.07.14
Ndermarja e punetoreve nr. 2 (3535) CEZ SHPERNDARJE Tirane 5,461,042 2014-07-15 2014-07-15 12621011552014 Elektricitet 2101155 Nderm.nr 2 punet energji maj 2014 fat 31.05.2014
Ndermarja e punetoreve nr. 2 (3535) CEZ SHPERNDARJE Tirane 9,288,304 2014-06-18 2014-06-19 10021011552014 Elektricitet 2101155 Nderm.nr 2 punet ENERGJI PRILL 2014 KONT 149 DT 28.04.2014
Ndermarja e punetoreve nr. 2 (3535) CEZ SHPERNDARJE Tirane 16,858,003 2014-06-18 2014-06-19 9921011552014 Elektricitet 2101155 Nderm.nr 2 ENERGJI MARS 2014 DT 31.03.2014
Ndermarja e punetoreve nr. 2 (3535) CEZ SHPERNDARJE Tirane 9,084,188 2014-05-21 2014-05-21 77 1011552014 Elektricitet 2101155 Nderm.nr 2 punet lik energji ndriçim rrugor shkurt 2014
Ndermarja e punetoreve nr. 2 (3535) CEZ SHPERNDARJE Tirane 10,000,000 2014-04-24 2014-04-24 60 1011552014 Elektricitet 2101155 Nderm.nr 2 punet lik energji ndriçim rrugor janar 2014
Qendra spitalore universitare “Nene Tereza” (3535) OPERATORI I SHPERNDARJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE Tirane 12,000,083 2014-10-27 2014-10-28 250610130492014 Elektricitet 1013049 QSUT energji fature 616744366 dt. 12.10.2014 kodi i klientit TR2P020173072185
Qendra spitalore universitare “Nene Tereza” (3535) OPERATORI I SHPERNDARJES SE ENERGJISE ELEKTRIKE Tirane 13,638,116 2014-10-07 2014-10-08 217210130492014 Elektricitet 1013049 QSUT energji gusht klienti TR2P020173072185 fat.615564146 dt. 11.09.2014
Qendra spitalore universitare “Nene Tereza” (3535) CEZ SHPERNDARJE Tirane 13,606,100 2014-08-27 2014-08-27 205010130492014 Elektricitet 1013049 QSUT energji fat muaji korrik 2014 kodi TR2P020173072185 ft 614385440
Qendra spitalore universitare “Nene Tereza” (3535) CEZ SHPERNDARJE Tirane 7,057,172 2014-08-04 2014-08-06 189810130492014 Elektricitet 1013049 1013049 QSUT energji fat muaji qershor 2014 kodi TR2P020173072185
Qendra spitalore universitare “Nene Tereza” (3535) CEZ SHPERNDARJE Tirane 10,470,657 2014-07-11 2014-07-14 167510130492014 Elektricitet 1013049 QSUT 602 ENERGJI MAJ 2014 KODI TR 2P020173072185
Qendra spitalore universitare “Nene Tereza” (3535) CEZ SHPERNDARJE Tirane 11,193,032 2014-06-23 2014-06-24 149810130492014 Elektricitet 1013049 QSUT 602 energji,kontr TR2P060173072185 fat. 610763259 prill 2014
Qendra spitalore universitare “Nene Tereza” (3535) CEZ SHPERNDARJE Tirane 28,684,048 2014-05-09 2014-05-12 39810130492014 Elektricitet 1013049 QSUT 602 energji,kontr TR2O020173072185,FAT 609686473 MARS 2014
Spitali Shkoder (3333) CEZ SHPERNDARJE Shkoder 6,241,905 2014-04-15 2014-04-16 5810130232014 Elektricitet 1013023 SPITALI SHKODER LIKUJ FAT NR 607352965,607350618,607350680 JANAR KON A -030006,03007,093785 ,608517754,608517341,608510588 SHKURT ,KON A 030006,093785,030007

 

Ledjana Saliu