“Kufijtë s’i njohim, kurajo Shqipëri”! Ky gjest i tifozëve grekë të lë pa fjalë, hapin banderolën në tribunë

1336

Ndërkombëtarët janë solidarizuar gjerësisht me Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët po kalojnë momente tmerri pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, që mori 49 jetë njerëzish e la mbi 900 të plagosur.

Një mbështetje e jashtëzakonshme ka ardhur edhe nga Greqia. Përveç ekipeve të kërkim-shpëtimit, që mbërritën në Shqipëri që në orët e para të 26 nëntorit, edhe ekipet e futbollit, ata të basketbollit, por edhe tifozët, janë solidarizuar me shqiptarët.

Këtë radhë janë tifozët e Panathinaikos, që bëjnë një gjest madhështor në mbështetje të shqiptarëve, teksa në tribunën e tyre, gjatë ndeshjes me Baskonian, kanë vendosur një banderolë, në të cilën shkruhej: “Dhimbje dhe solidaritet. Kufijtë nuk i njohim. Kurajo për gjithë popullin shqiptar”.

Inbound5141988397307112542