Kthimi i paketës “Anti-Shpifje”, Reporterët pa Kufij pro vendimit të Presidentit Meta: Ishte një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median

207

Reporterët pa Kufij kanë vlerësuar vendimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për të kthyer në Kuvend paketën “Anti-Shpifje” të qeverisë.

Përmes një mesazhi në “twitter”, Reporterët pa Kufij shprehin vlerësim për këtë vendim të Presidentit  Meta, duke theksuar se kjo paketë shihet si përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median.

“Reporterët pa Kufij mirëpresin vendimin e Presidentit Të Shqipërisë, Ilir Meta, për të rikthyer në Parlament 2 ligjet e të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje”, që shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut”, shkruhet në postim.