Kishte fshehur heroinë në gomat e makinës, kontrolli në Muriqan fundos 57-vjeçarin

723
Policia Kufitare e Muriqanit në Shkodër ka arrestuar një 57-vjeçar, pasi është kapur me lëndë narkotike e llojit heroinë. Në pranga ka përfunduar Petraq Greku, 57 vjeç, pasi gjatë kontrollit të makinës u gjetën dhe sekuestruan 4 kilogramë e 476 gramë heroinë.
Shërbimet e Policisë Kufitare në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve të forta narkotik, kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjete në pikën dalëse drejt Malit të Zi.
Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault” me targë AA 320 LY, me drejtues shtetasin Petraq Greku u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike.
Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga Policia Shqiptare. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Petraq Greku, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili udhëtonte drejt Italisë. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

26943116_385822855176890_53449318_n
Sigal