Këta janë shqiptarët më të kërkuar në botë, nga Dritan Zagani tek Izet Haxhia

980
Shqipëria është një nga vendet në Europë e në rajon me numrin më të madh të personave të shpallur në kërkim nga autoritetet policore.
Duke analizuar të dhënat e Agjensisë Ndërkombëtare të Policisë kriminale Interpol ku aktualisht aderojnë 192 shtete vërtetohet se Policia Shqiptare ka shpallur në kërkim ndërkombëtar rreth 160 persona.
Shumica e tyre janë akuzuar për vrasje, tentativë vrasje, organizim kriminal, armëmbajtje pa leje, trafik e prodhim droge, shtrytëzim prostitucioni, abuzim detyre, mashtrim në forma të ndryshme, dhunë në familje etj.
Në vendet e rajonit të Ballkanit, Shqipëria shënon numrin më të madh të personave në kërkim ndërkombëtar.
Sipas të dhënave të Interpolit, Mali i Zi ka shpallur në kërkim 8 persona. Bosnja 114 persona në kërkim, Kroacia 1 person në kërkim ndërkombëtar, Greqia vetëm 1 person në kërkim, Maqedonia 0 persona në kërkim, Serbia 0 persona në kërkim, Sllovenia 7 persona në kërkim, Bullgaria 76 persona në kërkim e Turqia sipas Interpolit ka 0 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të popullsisë në vend e të sipërfaqes katrore të Republikës së Shqipërisë, të dhënat e Interpolit bëhen më alarmuesse në nivel Europian.
Italia një shtet problematik pësa i përket nivelit të krimit e organizimeve mafioze, në bashkëpunim me Interpolin ka shpallur në kërkim 14 persona. Duke mos harruar se numri i përgjithshëm i popullsisë italiane kapërcen 60 milionë banorë.
Gjermania një vend i Europës Qëndrore me një popullsi mbi 82 milionë banorë e me një sipërfaqe prej 357 mijë km katror. Autoritetet e Policisë Federale Gejrmane në bashkëpunim me Interpolin, kanë shpallur në kërkim 5 persona.
Në Francë janë në kërkim ndrkombëtar 14 persona, në Spanjë 3 persona e në Rumani janë rreth 100 perona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli e për llogai të autoriteteve vendase.
Në listën e përsonve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqitpare renditen dhe emra të njohur të kronikës së zezë e lidhur jo pak me politikën shqiptare. I tillë është Dritan Zagani i shpallur në kërkim ndërkobmëtar për arratisje nga vendi i paraburgimit, Izet Haxhia i akuzuar për vrasje në rrethana të veçanta, Hamdi Haklaj i akuzuar për vrasje. Në dokumentacionin e Interpolit shfaqen fotografi të Hamdi Haklaj në ndryshime gjatë vitesh që vërteton se sinjalizimet për vendodhejn e tij nuk mungojnë.
Në listën e Interpolit për Shqipërinë nuk mungojë dhe persona në kërkim të seksit femër sic është Zylfije Haklaj, anëtare e familjes së shumëpërfolur Haklaj e akuzuar për vrasje.
Cetina Zajmi e akuzuar për mashtrim e Aurela Doksani e akuzuar për trafik droge.
Rreziku nga radikalizmi islamik e propaganda e Shtetit Islamik ISIS ka qënë gjatë viteve të fundit një nga problematikat e aktualitetit shqiptar si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Në listën e Interpolit autoritetet shqiptare kanë shpallur në kërkim për rekrutim personash në organizim terrorist e nxitje të ndasisë fetare e racore dhe dy persona. Ata janë Shyqyri Kaca e Mehdi Mallari.
Në listën e Interpolit për Shqipërinë nuk mungojnë dhe shtetasit me kombësi të huaj si maqedonasi Poo Gonov Vasko i akuzuar për mashtrim e Ling Chian Kee i akuzuar për mashtrim kompjuterik.
Sigal