Kërkoi favore seksuale në këmbim të notës, lirohet pedagogu Denis Himçi

168

Do të hetohet në gjendje të lirë pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi, i cili u vu në pranga disa muaj më parë pasi u denoncua nëpërmjet një video përgjimi ku shihej teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së provimeve.

Gjykata e Apelit të Elbasanit ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj ish pedagogut duke i hequr edhe arrestin në shtëpi.

Ndërkohë që ishte në paraburgim, pas arrestimit, pedagogu u ndie keq dhe u dërgua në spital pas problemeve me zemrën. Ai u dergua me tension 24 ne spitalin e Elbasanit, nderkohe qe me pas u dergua me urgjence ne QSUT. Sot sipas burimeve, mesohet se ai ka kaluar parainfarkt.

Ndërkohë që në ambientet e spitalit ai mësoi se gjykata e Elbasanit kishte vendosur ndaj tij arrest me me afat 10 ditë, vendim i dhënë më 20 shtator. Ndërkohë pas apelimit Himci ishte lënë në arrest shtëpie.

Pedagogu Denis Himçi u vu në pranga pas publikimit të video skandalit të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, në shtator, ku ky i fundit i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve, por edhe të ndikonte tek kolegët e tjerë që vajza të kalonte provimet e mbartura.

Ai akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.