‘Kasapi’ vë në pranga hajdutët e bagëtive: Vidhnin në Lezhë e Shijak

521
Sigal

Komisariati i Lezhës dhe ai i Shijakut kanë bashkëpunuar për të zhvilluar një operacion të koduar si “Kasapi”, falë të cilit kanë vënë në pranga  dy persona: njerin nga Kurbini, A.N, 32 vjeç dhe tjetrin nga Paskuqani i Tiranës, E.L. 38 vjeç.

Kurbinasi A.N. dyshohet se nga prilli deri në korrik 2019, ka kryer 7 vjedhje, konkretisht në fshatin Barbullojë, Tale e Baqel në Lezhë dhe në Karpen, Fllakë, Shijak e Maminas, ku ka vjedhur gjithsej 11 krerë bagëti të trasha, të dokumentuara në mënyrë ligjore.

Policia i gjeti një furgon të marrë me qera me të cilin transportonte bagëtitë e vjedhura.

Ndërsa arrestimi i tiranasit, E.L. u bë pasi gjatë kontrollit në stallën e tij në Paskuqan, iu gjetën dy krerë bagëti të trasha të vjedhura në Tale, Lezhë dhe në Maminas.

Dosjet e tyre i kaluan Prokurorisë së Lezhës me akuzën e vjedhjes për kurbinasin  A.N. dhe me akuzën e përvetësimit të parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale  në ngarkim të tiranasit E.L.