Kapshticë, gjenden 121 pako me kanabis në kufirin e gjelbër, në kërkim trafikantët

447
Policia Kufitare në Korçë ka sekuestruar 121 pako me lëndë të dyshuar kanabis në Kapshticë. Sipas policisë, në kufi të gjelbër, konkretisht në vendin e quajtur “Piramida 54”, Vidohovë, janë konstatuar dy çanta sportive dhe një thes, brenda të cilave u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 121 pako të mbështjella me letër natriban, me lëndë të dyshuar si kanabis.
Nga ana e shërbimeve policore shqiptare në bashkëpunim me policinë greke, janë koordinuar veprimet dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në policinë e Korçës po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale të rastit dhe peshimin e sasisë të lëndës së dyshuar narkotike.
Materialet për hetime të mëtejshme do t’i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
Sigal