Kapshticë, “Frontex” ndalon 24 emigrantë klandestinë

484
Sigal

Njëzet e katër shtetas të huaj janë kapur sot në Kapshticë nga ‘Frontex”, pas hyrjes ilegalisht në territorin e vendit tonë përmes kufirit të gjelbër me shtetin grek. Mësohet, ndër të tjera se ndaj këtyre shtetasve po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

“Në kuadër të operacionit të nisur me “Frontex”, gjatë patrullimeve të përbashkëta janë kapur 24 shtetas të huaj, të cilët kanë hyrë ilegalisht në territorin tonë nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek. Ndaj këtyre shtetasve po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.”-njofton policia.