Kamëz/ Kushëriri i vodhi 20 mln lekë në banesë, policia zbardh ngjarjen, pranga 25-vjeçarit

129

Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili akuzohet si autor i vjedhjes së dy milionë lekëve të reja në një banesë në Kamëz.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale A. Q, 25 vjeç, banues në Kamëz. Për këtë ngjarje janë proceduar edhe dy persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Operacioni për zbardhjen e vjedhjes të ndodhur më datë 06 nëntor 2019, ku në banesën e shtetasit Xh. Q., u vodhën 2 milionë lekë të reja. Vihet në pranga një shtetas dhe dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, finalizuan me metoda proaktive operacionin policor të koduar “Cousins” në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

– A. Q., 25 vjeç, banues në Kamëz (kushëri i pronarit të banesës së vjedhur, shtetasit Xh. Q.,).

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

– G. Q., 15 vjeç, dhe A. Q., 14 vjeçe, banuese në Kamëz

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera ka rezultuar se në datë 11 nëntor 2016, këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh. Q., ku kanë marrë 2 milionë lekë të reja.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.