Kakavijë/ kapen 20 klandestinë nga Palestina, Iraku, Siria

562
Drejtoria e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Për Kufirin dhe Migracionin në Gjirokastër në sajë të operacioneve të ndërmarra për parandalimin e klandestinëve, kanë bërë të mundur kapjen e 20 shtetasve nga Palestina, Iraku, Siria. 

Sipas burimeve të policisë Kufitare të Kakavijës, klandestinët të cilit vinin nga vendet e treta janë kapur mesnatën e kaluar rreth orës 02.50, në vendin e quajtur kthesa e “Glinës”nga shërbimet Operacionale të Kufirit në Gjirokastër. 

20 shtetasit e huaj më datë 16.05.2015 rreth orës 23.00 kanë kaluar kufirin ilegalisht. Nga intervistimi rezultoi se: 4 shtetas janë nga Palestina, 4 nga Iraku dhe 12 shtetas nga Siria, ku midis të ndaluarve 16 ishin përsëritës dhe 3 femra. Ngas ana e Specialistëve të Sektorit të Migracionit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër vijon puna për rikthimin vullnetar të tyre.
Sigal